Fenomen që ndodh një herë në 100 vjet!

– Stuhia e fuqishme pritet të “prekë” tokën! Ekspertët tregojnë detaje

3 NËNTOR 2021

Një shpërthim i madh diellor i rrezeve X ka ndodhur të enjtën duke shprëndarë në hapësirë grimca të ngarkuara diellore. Kjo ekstra energji diellore pritet të arrijë shumë shpejt edhe në tokë duke ndërvepruar me fushën magnetike të planetit tonë.

Nga ky fenomen krijohen dritat veriore ose aurorat në Polin verior dhe jugor. Kjo stuhi gjeomangetike pritet të jetë më e fuqishme se zakonisht, prandaj dritat veriore mund të shihen më në jug të planetit duke përfshirë shumë territore të Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe Evropes veriore.

Aurorat mund të shfaqen deri në pjesët qendrore-veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikes që është fenomen jashtëzakonisht i rrallë dhe kjo mund të jetë mundësi që vjen njëherë gjatë jetës për banorët e atyre rajoneve për të parë “dritat veriore” ose aurorat.

Stuhia gjeomagnetike mund të interferojë me satelitet dhe mund të dëmtojë sistemin e energjisë elektrike në tokë si dhe internetin, por sipas ekspertëve amerikan kjo stuhi nuk pritet të shkaktojë dëmtime të mëdha.

Fusha magnetike e tokës na mbron nga stuhitë gjeomagnetike që vijnë nga energjia e jashtëzakonshme diellore dhe pa fushën magnetike jeta në tokë do të ishte e paimagjinueshme.

Gazeta Sot