Emocionohet “i lexuari”, ngatërron Naimin. –

Këtë fundjavë u zhvillua në Tiranë Samiti i II i Diasporës, ku ishin ftuar shqiptarë të njohur që jetojnë jashtë.

Disa prej tyre e refuzuan ftesën për shkak të kritikave mbi shpenzimet për këtë samit.

Ndër personat që folën dhe dhanë trofe për të ftuarit ishte edhe ministri – zv.ministër Gent Cakaj.

I mbrojtur nga kryeministri – ministër, si djalë shumë i lexuar, Cakaj nuk e shfaqi dot këtë anë të tij teksa u ngatërrua në përpjekje për të recituar disa vargje të e poemës ‘Bagëti e Bujqësi’ të Naim Frashërit.

“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”, u shpreh Cakaj.

Vargjet e sakta të poemës së Naimit janë:

“Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar / Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar / Nata atje’ shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë ….