5 Maji 2024

Miliarderi Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të njoftimit për borxhin e madh kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe paralajmëroi se dollari amerikan do të bëhet i pavlefshëm nëse nuk bëhet asgjë.

Siç raporton “The Blaze”, borxhi kombëtar i SHBA-së është më shumë se 34 miliardë dollarë.

“Ne duhet të bëjmë diçka për borxhin tonë kombëtar ose dollari nuk do të vlejë asgjë”, ka postuar Musk në rrjetin social “X” në përgjigje të postimit të një influencuesi që përfshinte një citim nga ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, “HR McMaster” që bënte thirrje për financim për mbrojtjen.

Gazetari politik Ed Krassenstein iu përgjigj Musk duke thënë se problemi është se asnjë administratë nuk dëshiron të merret me çështjen e borxhit kombëtar, sepse zgjidhja afatgjatë ka të ngjarë të dëmtojë ekonominë në afat të shkurtër.

Senatori i Kentuckyt, Rand Paul, ka thënë se borxhi kombëtar është në fakt kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare amerikane dhe paralajmëroi se “me shpenzime të çmendura, amerikanët po kërcënojnë ekzistencën e monedhës së tyre, dhe ndoshta edhe vendin”.

Nga OraNews