16 Gusht 2023

Skandalet jashtë kufijve të Shqipërisë, veçanërisht afera “McGonigal”,teksa kryeministri Edi Rama akuzohet se ka bashkëpunuar me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal për të shkatërruar Partinë Demokratike, duket se ka bërë me dhimbje koke shefin e qeverisë shqiptare.

Dje McGonigal doli para gjykatës dhe arrit marrëveshjen me drejtësinë amerikane, ndërsa mes lotësh pranoi fajësinë. Por ky vendim i ish-agjentet të FBI duket se i ka futur të dridhurat kryeministrit Rama, i cili ka nisur të mendojë si do të mbrohet para drejtësisë amerikane për shkak se është zhytur thellë në aferën “McGonigal”. Edhe pse Rama përpiqet të mohojë akuzat ndaj tij, zhvillimet e fundit tregojnë se kryeministri shqiptar fle dhe gdhihet nga frika e prangave për zullumet ku është përfshirë. Gazeta “SOT” ka mësuar se Rama ka thirrur ish-kryeministri britanik Tony Blair, të cilit mësohet se po i kërkon ndihmë e asistencë juridike nëse drejtësia amerikane do kërkojë hetimin e tij për çështjen “McGonigal”. Ish-kryeministri britanik prej disa ditësh ndodhte në Shqipëri. Kjo është e disata herë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë. Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021.

Mirëpo, mësohet se ardhja e tij nuk ka lidhje me pushimet, por me faktin se Rama ka vendosur që të pajtojë studion ligjore, “Omnia Strategy”, në pronësi të Sheri Blair, bashkëshorte e ish-kryeministrit britanik, Toni Blair. Mësohet se gjatë këtyre ditëve fokus i bisedës mes zotit Rama dhe zotit Blair ka qenë pikërisht çështja “McGonigal”. Pra mbërritja me urgjencë e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili në disa foto të shpërndara ë pak ditë më parë në media duket teksa zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës, tregon se “sulltani” Edi Rama nuk i ka punët mirë, i cili në këmbim të lirisë dhe një garancie, ka vendosur të ndërkombëtarizojë pazaret me çiftin Tony dhe Cherie Blair. Megjithatë mbetet të shihte në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Ja si bashkëshortja e Tony Blair mori mijëra euro nga Rama

Ndërkohë duhet theksuar se kryeministri Edi Rama është akuzuar edhe më parë se i ka dhënë qindra mijëra euro kompanisë së bashkëshortes se Tony Blair, ish-kryeministrit britanik që ka shërbyer si këshilltar i Edi Ramës. Paratë në adresë të kompanisë ligjore të drejtuar nga bashkëshortja e Blair, Cherie janë dhënë për shërbime të dhëna, raportonte “BIRN” pak muaj më parë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe qeveria serbe. Ministria e Financave bëri tre pagesa te Omnia Strategy mes 13 dhe 19 shtatorit 2022, një total prej 418 mijë eurosh. Të dhënat nuk specifikojnë se për çfarë u bënë këto pagesa ndërsa Omnia Strategy konfirmoi se i ka marrë paratë, pa dhënë shpjegime se për çfarë. Kompania ligjore me bazë në Londër ka përfaqësuar më herët Shqipërinë në një numër çështjesh arbitrazhi para gjykatave ndërkombëtare. E para, më 2012, pa Omnia Strategy duke përfaqësuar Shqipërinë në një mosmarrëveshje me një kompani me bazë në Amerikë, me një faturë shërbimesh ligjore me vlerë 300 mijë euro. Më 2015, kompania mori 645,000 euro nga Qeveria për këshillime ligjore mbi një mosmarrëveshje kontraktuale me një konsorcium të përbërë nga kompania amerikane Rapiscan Systems dhe kompania vendëse S2. Pastaj më 2018, Omnia Strategy u punësua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë për një mosmarrëveshje investimi me kompaninë italiane Valeria Italia S.r.l, për të cilën u pagua 200 mijë euro. Madje vetë ish-kryeministri Britanik, vitin që shkoi, deklaroi se kompania e tij “Toni Blair Institute for Change” do të përfaqësojë falas Shqipërinë në gjykimin e pritshëm në Hagë, përballë Greqisë, për çështjen e delimitimit të kufirit detar mes dy vendeve. Si TBI ashtu edhe Omnia Strategy kanë punuar edhe për Serbinë: TBI u angazhua më 2015 për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve digjitale të ofruara nga qeveria, ndërsa Omnia Strategy u listua më 2021 si avokati përgjegjës në një çështje të ngritur nga tre kompani telekomunikacioni kundër Serbisë.

Gruaja e Tony Blair shton pasurinë

Nga ana tjetër, sjellim në vëmendje të publikut edhe një reagim të bërë disa vite më parë nga Sebastian Shakespeare, i cili shkruante në “Daily Mail” se zonja Blair ka shtuar të ardhurat pas kontratave të lidhur me qeverinë shqiptare dhe atë të Kazakistanit. Ajo i braktisi ambiciet për të mbështetur karrierën politike të bashkëshortit të saj.

Por kur bëhet fjalë për të bërë para, Cherie Blair refuzon të varet nga Tony. Mund të provoj se kompania e saj, Omnia Strategy, ka mbledhur fonde në vlerë rreth 1.4 milionë stërlina, thuajse dyfishin e shumës prej 710 mijë stërlinash që ajo ka mundur të bëjë vitin e shkuar”, shkroi ai në vitin 2016.

Gazeta Sot