Edhe makinat e antikontrabandës në dispozicion të zyrave elektorale të PS (foto)

21/03/2021

Administrata shtetrore është e gjitha në fushatë elektorale pro PS. Tashmë akuzat e opozitës dhe faktet se si kryeministri ka angazhuar krejt strukturat shtetrore për të mbledhur vota e bërë fushatë për Rilindjen, janë evidente, por duhet që KQZ dhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR të reagojnë.

Bashkitë, ministritë, krejt institucionet shtetrore dhe çdo drejtori që financohet nga shteti po punojnë hapur pro qeverisë që të marrë sa me shumë vota, ndërkohë që me ligj asministrata duhet të jetë e depolitizuar.

Mjafton dhe një foto si kjo ku duket makina e antikontrabandës së degës së doganave shqiptare që shefi i saj ka shkuar te zyra e PS në degën 8 në zyrën elektorale Tiranë.

Ndërkohë që shumë makina zyrtare po punojnë nëpër rrethe me administratën qendrore në favor të PS.

Gazeta Koha e Jone