“Duhen sfiduar elitat e korruptuara të Ballkanit Perëndimor. Pse është koha urgjente për një rishikim në themel të politikave të BE”

4 gusht 2020

Nga Gudrun Steinacker

Është koha për të pranuar se transformimi neo-liberal i Ballkanit Perëndimor ka dështuar.

Anëtarësimi në Ballkanin Perëndimor ka qenë politikë zyrtare e BE që nga 2003. Gjermania mbështet procesin e zgjerimit. Po ku ndodhemi sot, gati njëzet vjet pas Selanikut dhe në epokën e pandemisë së coronës?

Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata të pranimit me Bashkimin Evropian. Në mars u pa fillimi i negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Bosnja ka aplikuar për anëtarësim dhe Serbia po bllokon çdo përparim në Kosovë. Kjo është njëra anë e procesit të pranimit. Po ç’mund të themi për praktikimin e vlerave aq të propaganduara: demokracia, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm?

Ka pasur “përparime” që nga viti 1989, megjithëse të vonuara nga luftërat e shpërbërjes së Jugosllavisë. Me përjashtim të Kosovës, ekziston liria e udhëtimit për “gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, të cilin shumë e përdorin për të migruar në Perëndim. Në zinxhirin e supermarketeve, shumë prej të cilëve në duar gjermane, gjen kryesisht mallra të importuara dhe thuajse asfare produkte vendase për t’u blerë. Projektet e mëdha të ndërtimi, gjerësisht korruptive, ndërtimet e hidrocentraleve të vegjël, shpyllëzimet, grabitjet e tokave dhe zhvillimi i pakontrolluar i turizmit po i bëjnë një dëm të madh natyrës unikale.

Arsimi dhe kujdesi shëndetësor mbeten të ulëta, papunësia është e lartë. Shumë nuk mund të mbijetojnë pa transfertat nga jashtë dhe sektorin e madh informal. Është koha të pranojmë se transformimi neo-liberal i Ballkanit ka dështuar. Pjesëmarrja e ulët në votime në Serbi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut shpreh mosbesim të thellë ndaj demokracisë. Demonstratat në Beograd zbehin “shkëlqimin” e fitores së zgjedhjeve të Presidentit Aleksandar Vuçiç.

Maqedonia e Veriut po përballet me formimin e një qeverie pothuajse të pamundur pas një fushate të pisët zgjedhore. Ish-shpresa, prokurorja special Katica Janeva u dënua për korrupsion. Ish shefi i Shërbimit Sekret, kushëriri i ish-kryeministrit Gruevski, Sašo Mijalkov, dje i frikshmi kapo i kapove, një nga sipërmarrësit më të pasur të vendit, ecën i qetë nëpër Shkup. Vetë Nikolla Gruevski shijon pasurinë e tij në mërgim në Budapest.

Bosnja është një vend i paqeverisshëm në të cilin elitat, të kryesuar nga kleptokratë si Milorad Dodik dhe Bakir Izetbegović, ndajnë burimet mes vetes. Shqipëria dhe Kosova janë në gjendje të përhershme krize. Kryeministri i zgjedhur kosovar Albin Kurti u rrëzua me një intrigë amerikane, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përballet me akuza për krime lufte në Hagë, të cilat Kryeministri shqiptar Edi Rama i quan sulm ndaj të gjithë shqiptarëve. Mali i vogël i Zi, që do të zgjidhet në shtator, është i ndarë nga një mosmarrëveshje absurde mbi ligjin fetar midis Kishës Ortodokse ultrareaksionare ortodokse serbe dhe klikës së sundimtarit afatgjatë Presidentit Milo Đukanović.

Nuk është çudi që miliardat e BE, Berzhit, Bankës Botërore, FMN dhe organizatave të tjera po largohen. Varësisht nga pikëpamja, pas vitit 1989 në këto vende janë ndërtuar demokraci hibride, kleptokraci, ose shtete mafioze. Studiuesi i pabarazive Branko Milanović me origjinë serbe shkruan në blogun e tij për “kleptokraci shumë-partiake”; shkencëtari politik Jasmin Mujanović në librin e tij “Uri dhe Furi” e përshkruan qeverisjen si “autoritarizëm elastik”; Në studimin e tij aktual, udhëheqësi i Transparency International në Bosnje, Srđan Blagovčanin, flet për “ligjin e karteleve”. Sipas Vedran Džihić nga OIIP austriak (Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare), zgjedhjet në Serbi janë “një demokraci false si një art iluzionizmi”.

Fatkeqësisht, situata është vështirë më e mirë në disa vende të BE-së. Ata patën fat që u bënë anëtarë të klubit në kohën e duhur, siç dëshmojnë shembuj e Rumanisë, Bullgarisë, Maltës, Qipros, Hungarisë dhe Polonisë. Sociologu hungarez Balint Magyar e përshkroi në vitin 2016 Hungarinë si “shtet mafioz post komunist”. Kriteret e tij mund të zbatohen edhe në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Vendimmarrësit e Brukselit dhe burokracia e tyre vështirë se i kushtojnë kujdes përparësive të tjera. Në të vërtetë, ka pak kuptim të kërkosh reforma “të bazuara në rregulla” në Ballkan nëse shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, heqin dorë nga rregullat, posa u preken “interesat e tyre”. Aleancat evropiane, veçanërisht EPP dhe PSE, luajnë një rol krucial në marrëveshjet me kleptokracitë në Ballkan. Etiketimi i partive të Ballkanit si konservatorë, të krishterë, liberalë, social demokratikë apo socialistë është thjesht mashtrim që nuk çon kërkund.

Gjyqi i ashtuquajtur i Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 me shumë energji dhe qëllime të mira, është si ai elefanti i famshëm që ulëret e pjell një mi. Organizata e shkëmbimit të të rinjve RYCO (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor), pothuajse i vetmi rezultati konkret i procesit, nuk duhet të zhvlerësohet. Ajo ia detyron ekzistencën e saj përfaqësuesve të përkushtuar të shoqërisë civile.

Projektet e infrastrukturës kanë mbetur në letër. Kina po ndërton autostrada, hekurudha dhe ura, ndonjëherë edhe me financimin e BE-së, duke i tërheq shtetet në një grackë borxhi. Se sa të qëndrueshëm janë këta projekteve është çështje tjetër. Por ato janë ideale për të “keqpërdorur” miliona njerëz. Një ekonomi e qëndrueshme d.m.th.  një zhvillimi i përshtatur me ndryshimin e klimës dhe biodiversitetin e kërcënuar nuk duket të jetë në interes të elitave të Ballkanit dhe partnerëve të tyre evropianë. Ekziston rreziku i madh që presioni për një “rikuperim ekonomik” sa më të shpejtë pas Coronas, të bëjë që përpjekjet për një ndryshim në shërbim të njerëzve dhe natyrës të shkojnë dëm.

Është koha urgjente për një rishikim në themel të politikave të BE-së për Ballkanin. Nuk do të gjykojë një “metodologji” të re. Elitat e korruptuara në politikë dhe biznes duhet të sfidohen. Ata gjithashtu duhet të ngarkohen me përgjegjësi personale. Kjo mund të bëhet e mundur vetëm në bashkëpunim me shoqërinë civile, që është e dobët, por e shumëllojshme dhe e gjallë. Për sa kohë që të rinjve u ka mbetur zgjedhja vetëm midis përshtatjes ose emigrimit, nuk do të mund të ndalohet eksodi i njerëzve të arsimuar. Më në fund duhet guxim të flasim me elitat e Ballkanit Tacheles në Bruksel dhe në Berlin dhe Paris. Por kjo nënkupton gjithashtu njohjen e mungesave tona  dhe luftimin e tyre. Një ruajtje e statukuosë do të ishte fatale.

*Gudrun Steinacker, trembëdhjetë vjet në Ballkan midis 1976 dhe 2016, së fundmi ambasadori gjerman në Maqedoninë e Veriut (dikur IRJM) dhe Mali i Zi