11 Nentor 2025

Gazetarja, Admirina Peci i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Ibrahim Dalliu është një personazh i rrallë.

Peci: Është personazh i rrallë.

Para se të ma propozonte Adi, unë isha marrë pak me figurën e Ibrahim Dalliut.

Me propozimin që na bëri Adi u bashkuam bashkë dhe them se kemi bërë një dokumentar ku tregohet pjesa më e madhe e historisë nga vetë Ibrahim Dalliu.

Falë edhe një dorëshkrimi të rrallë që kemi gjetur kohët e fundit në arkivin e shtetit.

Krejt i panjohur ishte ky dokument.

Ky dokument është gjetur në arkivin e shtetit pas një indicie.

Studiuesi, Sokol Kika i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Ibrahim Dalliu është shumë i njohur në Tiranë.

Studiuesi, Sokol Kika: Ibrahim Dalliu është i shumë njohur në Tiranë.

Mund të them që edhe familja ime ka pasur kontakte direkte me të. Unë kam në koleksionin tim libra, gazeta, shkrime dhe këto gjëra jo tani por kohë më parë.

Kam studiuar, kam lexuar.

Unë jam mahnitur nga aspekti i dimensionit të tij.

Sepse janë shumë të dhëna për Tiranën.

Për patriotizmin në Tiranë.

Në aspektin letrar, në aspektin politik.

Unë nuk e di një politikan i sotëm të kishte atë aftësi, sarkazmën që kishte ai dmth nuk e di se çfarë munë të bënte.

Gazetari, Adi Darsi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dokumentari për Ibraim Dalliun nisi në vitin 2015.

Gazetari, Adi Darsi: Është e çuditshme në fakt se si ka ndodhur, se si është pikënisja.

Në fakt është Dalliu që më fut pastaj në të gjithë hulumtimet që kam bërë më vonë.

Vjen një mik dhe më thotë bëjmë një dokumentar për Ibraim Dalliun sepse është një poet.

E dija se kush ishte Ibraim Dalliu pak a shumë.

Të bëjmë një dokumentar se është një poet nga Mati që është shumë i rëndësishëm.

Sigurisht pastaj hulumtova, takova njerëz.

Është një punë që është nisur në 2015 dhe u finalizuar si punë.