“Do të ketë efekte shkatërruese”, Kina i bën paralajmërimin e bujshëm Pentagonit

20 PRILL 2022

Kina ka paralajmëruara Pentagonin në lidhje me qëndrimin ndaj çështjes së Tajvanit.

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Chiu Kuo Cheng i tha shefit të Pentagonit se qëndrimi i gabuar ndaj çështjes së Tajvanit mund të ketë efekt shkatërrues në marrëdhëniet Pekin-Washington.

“Nëse çështja e Tajvanit zgjidhet në një mënyrë të papranueshme, do të ketë një efekt shkatërrues në marrëdhëniet kinezo-amerikane” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kjo deklaratë është bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Kinës ku më herët, një delegacion i të dërguarve amerikanë mbërriti në Tajvan.

Kjo shkaktoi kritika të ashpra nga Pekini. Në këmbim, Shtëpia e Bardhë tha më herët se Shtetet e Bashkuara do të bënin gjithçka për të parandaluar ribashkimin e Kinës me Tajvanin me “forcë”.

Gazeta Sot