Ish Ministri Gent Cakaj

Humor me President: – Po shihet mundësia që kandidati potencial të jetë… Gent Cakaj

20 PRILL 2022

“Çështja e Presidentit është futur në ngërç”. – Profesori i njohur i Gazetarisë del me deklaratën e papritur: Po shihet mundësia që kandidati potencial të jetë…

Profesori i Gazetarisë, Zylyftar Bregu ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale për diskutimet që po zhvillohen për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Bregu shkruan me ironi se deri më tani asnjë nga kandidatët nuk ka lexuar më shumë libra se ish-ministri i Jashtëm i komanduar, Gent Cakaj.

“Çështja e Presidentit është futur në një ngërç; Askush nga kandidatët nuk ka lexuar Libra më shumë se Gent Caka.

Po shihet mundësia qe Caka të jetë kandidati potencial.”, shkruan Bregu.