Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin

Paralajmëron Irlanda, zbulon qëllimin e Putin

20 PRILL 2022

Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, ka zbuluar qëllimin e presidentit të Rusisë, Putin, për luftën që ka shkaktuar në Ukrainë.

Martin ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal. Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të takimit, ai tha se strategjia e Moskës është të krijojë një destabilitet në fushën e energjisë dhe ushqimit.

“Qartësisht strategjia e regjimit të Putinit nuk është vetëm vrasja e njerëzve në një luftë imorale dhe të padrejtë në Ukrainë, por shkaktimi i një destabiliteti të madh ndërkombëtar rreth energjisë dhe ushqimit”, ka deklaruar ai.

Kryeministri ukrainas kërkoi sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, të cilat tha se mbështeteshin nga irlandezët, raportoi SkyNeës.

“Ne diskutuam gjithashtu një raund të gjashtë të sanksioneve për të krijuar presion të mëtejshëm mbi regjimin e Putinit. Kjo, për të siguruar që sanksionet të krijojnë një pengesë kundër vazhdimit të kësaj lufte”, tha ai.

Gazeta Sot