“Do të ‘digjet’ shumë shpejt”, trondit Artan Hoxha: Kam një video për një kryetar bashkie, ja kur do ta publikoj

  • 21/11/2019
  • Gazetari Artan Hoxha tha se një kryetarë bashkie do të “digjet” shumë shpejt.

Drejtuesi i emisionit lexoi një mesazh, ku flitej për një video që disponon gazetari Artan Hoxha, ku përfshihet kryetari i Bashkisë.

Pjesë nga biseda

Blendi Fevziu: Një sms tjetër më thotë që Hoxha ka një video shumë interesante të një kryetari Bashkie, i thoni ta shfaqë.

Artan Hoxha: Po e verifikojmë, javës tjetër, mendova se këtë javë do të dilte video përvëluese, po nuk doli ajo kështu që javës tjetër.

Blendi Fevziu: E ke vërtetë videon?

Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë edhe do dali

Blendi Fevziu: Përvëluese është edhe kjo?

Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese por diskredituese më tepër

Blendi Fevziu: Bashki e madhe?

Artan Hoxha: Boll që është kryetar Bashkie, ç’rëndësi ka sa e madhe është bashkia, për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla, njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të këtij vendi.

Gzetari artan hoxha

/Agjensia e Lajmeve Sot News/