“Do bëjmë sikur shesim rroba”, Çuri tregon pse Ndrangheta hapi dyqan afër drejtorisë së Tatimeve

29 JANAR 2021

Analisti Arjan Çuri ka zbuluar një fjali nga përgjimet e antimafias italiane, deri tani të pa publikuar.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Çuri thotë se në atë pjesë përgjimesh, anti-mafia tregon arsyen pse vendosi të hapë dyqan afër drejtorisë së Tatimeve .

Do ta hapim dyqanin afër Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që të bëjmë sikur shesim rroba dhe të takojmë drejtorët e mëdhenj”, thotë analisti, se citohet në përgjimin që në Shqipëri ende nuk është publikuar.

 “Është më e thjeshtë se sa e bëjnë këta… Nga 2013 dhe këtej, ndërtimet janë katërfishuar në volum. Ndërkohë që kreditimi bankar, blerjet, të ardhurat e njerëzve, kanë rënë. Harrojini përgjimet, nga erdhën këto lekë. Neve na duhet kjo, që fakti që në treg janë më shumë lekë se sa ne prodhojmë si vend, fakti që bëhen ndërtime marramendëse, i bie që leku ka ardhur nga jashtë dhe është i pistë. Vetëm fakti që hyrje-daljet në ekonominë tonë janë në pabarazi, i bie ka qarkulluar para e pistë. Tani shumë afër do dalin përgjimet konkrete me kë kanë folur… Unë kam dëgjuar vazhdimin e një përgjimi.

Prokurori i antimafias italiane tha që Ndrangheta është futur shumë thellë në Shqipëri dhe ka lidhje me politikanë. Kolegu im italian, se gazetarët në vende të tjera të botës kanë kontakt me Prokurorët, më tha një fjali që është thënë në këto përgjime, s’ka dalë akoma kjo po e nxjerr unë.

Ata kanë thënë se “do ta hapim dyqanin afër Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që të bëjmë sikur shesim rroba dhe të takojmë drejtorët e mëdhenj”. Vajta verifikova dyqanin dhe ishte vërtet ngjitur me drejtorinë e Tatimeve”, tha Çuri.