Drama e së moshuarës – Açka: Hiçmosgjë kur sheh Ramën që përdhunon qytetarët me këpucë

– 31/01/21

Shkrimtarja Flutura Açka është gjithnjë e pranishme me të sajin zë për të kundërshtuar padrejtësi e absurditete që ndodhin në një vend të vogël sikundër është Shqipëria.

Së fundmi, me anë të një postimi në Facebook, Açka bën bashkë papërgjegjshmërinë e kryeministrit Edi Rama për të menaxhuar pandeminë Covid-19,  propagandën ulëritëse, si dhe dramën më të fundit të ngjizur në Divjakë, ku nipi 36-vjeçar përdhunoi gjyshen e tij 89-vjeçare në gjendje të dehur.

Sipas saj, vendi po ecën çdo ditë drejt një rruge pa kthim, ku nuk do të njihet më normaliteti – morali e integriteti.

 “E trishtueshme, po natyrisht, po të shohësh kryeministrin tënd që përdhunon qytetarët e vet me këpucë faqe Zotit, a thua se po ia vë në qafë çdo shqiptari, kjo të duket hiçmosgjë! Shqipëri, mbaj frymën para se të kthehesh në çmendinë! Ndërkohë e gjithë Europa e mbyllur, veç ne kafeneve, mitingjeve, festave, si kuaj azat, e korona në qejf të vet, mes nesh kërdinë!” – shkruan Flutura Açka.

Gazeta Mapo