18 Nentor 2022

Protesta ka nisur paqësisht dhe nuk ka patur  incidente, pasi nuk kane nderhyre ende forcat policore.

Ka nisur dita e 5-të e protestës nga banorët e Divjakës kundër vendosjes së traut në hyrje te Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta. Banorët janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit dhe më pas janë zhvendosur në sheshin para bashkisë për të ecur më këmbë drejt parkut.

Deri më tani raportohet se protesta ka nisur paqësisht dhe nuk ka patur  incidente, pasi në bashki nuk kanë mbërritur ende forcat policore. Banorët deklarojnë se qeveria ka në plan të ndërtojë një resort gjigant.

Ndryshe nga protesta e djeshme, ku situata agravoi pasi banorët bënë rezistencë madje edhe zhvendosën traun i cili ishte në proces ndërtimi.

Protesta Divjake

Ndërkohë Ministria e Turizmit pas kundërshtimit të banorëve për vendosjen e traut dhe konfliktimit me policinë në një njoftim ka bërë me dije se tarifa do të jetë vetëm për turistët që frekuentojnë zonën e jo për banorët e zonës.

Gazeta Sot