Ditmir Bushati si asnjëherë më parë, mesazh të fortë për socialistët, ngre tonet në Kuvend për lidhjet e qeverisë me oligarkët: Premtuam në 2013 që do të anulojmë…

30 PRILL 2020

Duke u nisur nga shqyrtimi i një projekti në Kuvend, ku parashikohet një koncesion në portin e Durrësit, ish-ministri Ditmir Bushati ngriti tonet lidhur me këto lloj politikash që po ndjek qeveria.

Ai tha se taksat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit të shkojnë për disa interesa oligarkësh që kanë lidhje me qeverinë.

Po ashtu Bushati pyet se pse kjo kontratë u fut me procedurë të përshpejtuar për 30 ditë kur qeveria s’ka pasur kohë as t’u shërbejë qytetarëve. Bushati kujton 2013 kur PS premtoi se do anulonte koncesionet korruptive por mesa duket thotë ai PS po u kthen shpinën shqiptarëve.

“Sot po kërkohet të miratohet një tender pa konkurrencë, pa ligj. Sot fillimisht të mos e votojmë këtë kontratë, t’i japim kohë autoriteteve që të analizojnë. Ne jemi PS, qendër e majtë dhe nuk kemi tagër për të marrë vendime sot për 30 vite. Na duhet një strategji për detin. Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar. Duhet të jetë në bashkëpronësi që gjithkush ta dijë çfarë ndodh.

Porti i hidrokarbureve kërkohet t’i ndryshohet objekti. Ne duhet të kishim një projekt fizibiliteti. Aq më tepër kur këto fizibilitete i ofron porti i Durrësit. Nuk kemi pse ja heqim Durrësit dhe ja japim privatit.

S’kanë pse shqiptarët të paguajnë doganierin apo kontrollin. Nëse doni ta bëjë privati le ta marrë privati. Ne duhet të ndahemi me oligarkinë. është problem shqetësues në gjithë botën dhe niveli i penetrimit varet.

Nuk duhet të bëhemi si PD që ditën vajton dhe natën i shkel syrin duke u vënë gjoba. Ne jemi PS, partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë. Kemi thënë që do anulojmë koncesionet. Kemi thënë do I anulojmë koncensionet, Ky është momenti të mos shkojmë në kapitalizëm grabitqar pse e keni fut këtë për 30 ditëve me procedurë të përshpejtuar për 30 ditë në s’kemi pas kohë t’ju shërbejmë qytetarëve atyre që ju kemi kthyer shpinën,” tha Bushati.

Gazeta Sot