8 Dhjetor 2025

Trashëgimia dhe identiteti arbëresh u promovuan në Vatikan, ku kultura shpirtërore e materiale u prezantua si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministrat Gonxhja dhe Salla nderuan komunitetin arbëresh dhe njoftuan projekte të reja për bashkëpunim kulturor e zhvillim ekonomik.

Trashëgimia e çmuar Arbëreshe në Itali u pvomovua në Vatikan!

U prezantuan me të mirat e kulturës shpirtërore e materiale

Identitet e trashëgimi, si një urë e fortë mes dy vendeve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja  dhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla iu bashkuan aktivitetit si përfaqësuies të qeverisë shqiptare.

Nderuan trashgiminë, Dëshmi e fortë e rezistencës, identitetit e kontributit shqiptar në Evropë

Ministri i Gonxhja therksoi planet mes të cilave krijimin e Muzeut Kombëtar Arbëresh, ndërsa Salla foli për bashkëpunimin si vlerë të shtuar ekonomike për komunitetet tona.

Vatikani

Dita Kulturore e Arbëreshëve organizuar nga Përfaqësia Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, bëri bashkë drejtues të zonave ku jetojnë komunitetet kryesore arbëresh në Itali, me konsuj, kolegë e ambasadorë, miq, studiues e personalitete akademike.

Përfaqësuesi e delegacionit shqiptar u pritën në një takim të vecantë edhe nga Papa Leoni XVI gjatë një meshe të hapur në sheshin qëndror të Vatikanit