Dibra humb një deputet, – Këmbanë alarmi, zgjidhja më e mirë largimi i qeverisë

– 19/09/20

Dibra është një vend me bukuri dhe pasuri të pafundme të cilën pushteti po e zbraz nga të rinjtë që i japin jetë.

Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi e ka quajtur të padrejtë vendimin për t’i hequr Dibrës një deputet për shkak të uljes së numrit të popullsisë.

Çupi thotë se Dibra është një vend me bukuri dhe pasuri të pafundme të cilën pushteti po e zbraz nga të rinjtë që i japin jetë.

Ajo shprehet se kjo është një këmbanë alarmi për Dibranët dhe matjanët, duke theksuar se zgjidhja më e mirë është largimi i kësaj qeverie dhe kryeministrit Edi Rama.

“Minus 1 deputet për qarkun Dibër, por humbësi i madh do të jetë Edi Rama. Kam ndarë këto ditë me shumë dibranë dhe matjanë shqetësimin për uljen e numrit të përfaqësuesve që do të kenë në Kuvend. Të gjitha të dhënat tregojnë se nuk do të jenë më 6, por 5 deputetë nga Qarku i Dibrës, për arsyen e vetme se numri i banorëve atje është zvogëluar në masën që humbasin përfaqësimin e 1 deputeti.

Shumë e padrejtë! Dibrës i ka falur Zoti bukuri e pasuri të pafundme, ndërsa pushteti po e zbras nga të rinjtë që i japin jetë një vendi.

Dibra është më e prekura nga largimi i të rinjve, sepse është qarku i lënë më në harresë nga qeveria në ikje. 8 vjet në pushtet dhe nuk mbaruan dot as Rrugën e Arbrit, megjithëse e gjetën të nisur dhe me projekt të gatshëm. Korrupsioni u bë pengesë për zvarritjen vit pas viti të ndërtimit të kësaj rruge. Përtej kësaj, nuk ka asnjë investim tjetër domethënës. Infrastruktura mungon dhe, bashkë me të, edhe shërbimet për zonat më të largëta.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë është fatkeqësia më e madhe për qarkun e Dibrës, e cila ka zona të mahnitshme për t’u vizituar dhe për të zhvilluar turizmin malor.

Maja më e lartë në vend, Mali i Korabit ndodhet në qarkun e Dibrës, por madhështia e tij është lënë në hije, sepse turistët nuk vijnë më në Dibër. Liqenet e Lurës, megjithëse janë masakruar ndër vite, kanë një bukuri të rrallë. Fama e Llixhave të Peshkopisë, me ujin e tyre kurativ, po zbehet me kalimin e kohës, turistët janë rralluar, bashkë me vetë dibranët që ikin duke lënë pas këto pasuri të jashtëzakonshme.

Gjithçka ndodh, sepse nuk ka rrugë, nuk ka investime, por ka vetëm braktisje, në një zonë që njihet për njerëzit e vet punëtorë, të mençur dhe të ditur.

Është për të ardhur keq, kur shikon sesi Dibra, që ka nxjerrë me qindra intelektualë, sot i ka shkollat gati të rrënuara, ndërsa mësuesit keqtrajtohen politikisht dhe ekonomikisht.

Frutikultura dhe prodhimet e zonës në qarkun e Dibrës janë të jashtëzakonshme nga shija dhe me famë jo vetëm brenda vendit, por ndihma e qeverisë është zero. Nuk ka asnjë inkurajim financiar që të rinjtë dhe dibranët të qeë është të maksimalizojmë votën dhe të largojmë këtë qeveri të padrejtë, të pandershme dhe diskriminuese! Me minus duhet të dalë Edi Rama, jo dibranët dhe matjanët!”, shkruan Dhurata Çupi.

G. Mapondrojnë atje për të shtuar prodhimin, për ta shitur dhe për të rritur më tej ekonominë me këtë biznes. Mollët, Kumbullat, qershitë, arrat, patatet e Dibrës janë të mrekullueshme, por për to nuk ka treg, sepse nuk ka rrugë. Nuk ka rrugë që lidhin zonat e brendshme të qarkut dhe vetë qarkun me Tiranën. Kostoja del shumë e lartë dhe përfundimi cili është? Eksodi!

Për fat të keq, ka edhe diçka tjetër që po largon dibranët dhe matjanët: Krimi! Është i vetmi investim që kjo qeveri ka bërë gjatë këtyre viteve më qarkun e Dibrës! Strukturat e shtetit sot i drejtojnë bandat. Një grusht njerëzish drejtojnë gjithë qarkun, të cilin e kanë mbushur me drogë! Prandaj, dibranët ikin sot dhe lënë pas një zonë të mrekullueshme.

Ulja e përfaqësimit në Kuvend me 5 deputetë është një këmbanë alarmi për dibranët dhe matjanët. Zgjidhja më e mir