Dhunohet një varr në Lushnjë

21 Prill 2026
Një ngjarje e mistershme dhe e pazakontë ka ndodhur në Lushnje pasi është hapur dhe vjedhur varri i nje te vdekuri 17 vite më parë.
Punonjësit e shërbimit të varrezave kanë konstatuar një varr të hapur.
Më pas, ata kanë njoftuar menjëherë policinë që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Ende nuk dihet qëllimi dhe autorët e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet që të mblidhen provat dhe të verifikohen pistat e mundshme.
Gazeta Shqiptarja.com
