15 Mars 2026
Nga: Ilir DAKO
Dështimet e njëpasnjëshme të Edi Ramës, të cilat u kurorëzuan me bllokimin e  negociatave me BE kanë detyruar Kryeministrin shqiptar të shpjegojë para shqiptarëve 4 shuplaka që ka ngrënë dhjetë ditët e  fundit.

Kryeministri Edi Rama u pa sy’msy me qytetarët shqiptarë nëpërmjet podcastit të së dielës. Nëpërmjet monologut të tij të lodhshëm, ai u mundua ti jepte sqarim qytetarëve shqiptarë ngjarjet e fundjavës, pikërisht çështjeve më të nxehta që dominuan atmosferën politike  shqiptare. I ndodhur në situatë tmerrësisht të vështirë, me dështime të njëpasnjëshme, të cilat u kurorëzuan me bllokimin e  negociatave me BE kanë detyruar Kryeministrin shqiptar të shpjegojë para shqiptarëve 4 shuplaka që ka ngrënë dhjetë ditët e  fundit.

Shuplaka e parë është shkarkimi i Belinda Ballukut të cilën e shkarkoi me peng të fortë në zemër, gjë që e detyroi të riformatojë qeverinë brenda 6 muajve.  I ndodhur nën presion të fuqishëm nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët e vunë me shpatulla në mur, Edi Rama e pranoi shuplakën e parë duke spastruar qeverinë e re dhe duke hequr dy ministrat paketë të kësaj qeverie: Belinda Ballukun dhe Pirro Vengun. Të dy eksponentë të rëndësishëm në shërbim të interesave të shërbimeve të huaja dhe që kanë kërcënuar seriozisht sigurinë kombëtare. Heqja e dy ministrave, Ballukut dhe Vengut detyroi Ramën që të masakronte gjysmën e qeverisë për të justifikuar eliminimin e dy emrave të mësipërm, të cilët ishin në listën e zezë të shërbimeve partnere, si personazhe që cenonin sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Kush janë interesat që këta personazhe kanë shkelur do të jenë subjekt i një shkrimi tjetër, por Edi Rama u justifikua me të korrupsionin e Ballukut për të kamufluar dorëzimin pa kushte para urdhrit të aleatëve.

Shuplaka e dytë ndaj Edi Ramës është shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, për të cilin shërbimet partnere i vunë kusht pa alternativë që ta largonte nga drejtimi i policisë për arsye të lidhjeve të tij të ngushta me bandat më të fuqishme të Shqipërisë, ku lidhja midis tij dhe Edi Ramës ka qenë koordinatori i krimit Ergys Agasi. SPAK ka ushtruar kontrolle mbi Prodën dhe një grup prej 7 titullarësh, tw cilwt janë vënë nën hetim. Disa polici europiane, si gjermania, belgia, hollandezja, italiania dhe të tjera janë ankuar për dekonspirimet e aksioneve, të cilat përfundonin herë pas here me dështim. Edi Rama e Dorësoi pa kushte dhe e kamufloi shkarkimin e tij dhe të gjithë grupit të tij në policinë e shtetit me dështimin e monitorimit të protestës së PS.  Edi Rama u dorëzua pa kushte përpara presionit të ndërkombëtarëve megjithëse një javë më parë kishte bërë rezistencë ndaj tyre, duke e shitur Ilir Prodwn si njeri të suksesshëm.

Shuplaka e tretë  ndaj Edi Ramës është dështimi i tenderit të Portit të Ri të Durrësit. Ndërtimi i këtij porti dhe afera e Portit të Durrësit, në të cilin ka vënë prestanome Alabarin, ndërkohë që pas tij fshihet ai vetë dhe një pjesëtaret e familjes që qeveris Emiratet Arabe, janë dy aferat më skandaloze të qeverisë Rama, ku është i përzierë drejtpërdrejt ai vetë, familja e tij dhe qarqe të dyshimta arabe-greko-ruse, të cilat kanë qëllime antishqiptare dhe duan me çdo kusht të sabotojnë portën e korridorit 8. Nëse në portin mijëra vjeçar të Durrësit, projekti i Alabar i nisur që në vitin 2022 ka dështuar dhe nuk është hedhur një tullë, Porti i ri në Porto Romano ka dështuar në dy tendera të njëpasnjëshme në harkun kohor të 3 viteve.

Tenderimi i Portit të Ri në Porto Romano u u nis dhe u bitis si një aferë e pisët korruptive nga Pirro Vengu, Belinda Balluku dhe Edi Rama, duke përfunduar me një ofertues të vetëm. Projekti i zhvilluar ishte një port i minimalist me një kalatë prej 400 metrash sa një e gjashta e portit aktual dhe qëllimi i treshes në fjalë ishte kryekëput antishqiptar për të sabotuar interesat strategjike të Shqipërisë për tu bërë portë e rëndësishshme e korridorit 8. U desh ndërhyrja e fortë e amerikanëve dhe NATO që ky tender të dështonte, pasi si kompania që pretendonte ta ndërtonte dhe niveli i projektit ishin një vepër sabotative e Edi Ramës në interes të qarqeve ruso-greke. Me gjithë kundërshtitë e Edi Ramës u desh ndërhyrja e fuqishme e Spak me sekuestrimin e dokumentacionit dhe presioni i fuqishëm amerikan që ta dështonte këtë tender. Dështimi i tenderit të Portit të Ri ishte një shuplakë e drejtëpërdrejtë e SHBA ndaj njeriu më të korruptuar në historinë e Shqipërisë që nga koha e Skënderbeut.

Megjithëse, Edi Rama gjatë monologjeve të tij që të bëjnë për të vjellë, u mundua të justifikohej se tenderi dështoi për shkak  të luftës në Lindjen e Mesme, ai deklaroi se nuk kishte pasur presione as nga Bashkimi Europian, as nga SHBA dhe as nga NATO, më në fund pranon se   projekti i Porto Romanos ndodhet në tryezën e NATO-s dhe Shqipëria është e detyruar të presë aprovimin nga zyrat qëndrore të shtabit për një filtër politik.

Shuplaka e fundit për këtë javë, por më e frikshmja vjen nga Komisioni i BE e cila ka ndezur  semaforin e kuq  për vlerësimin e standardeve të funksionimit të shtetit të së drejtës, luftës antikorrupsion dhe krimit të organizuar, si dhe funksionimit të demokracisë.

Në dy takimet e fundit të 6 dhe 13 marsit grupi i punës në Këshillin e Bashkimit Europian nuk ka gjetur dakordësinë e vendeve anëtare për të lejuar Tiranën zyrtare që të kalojë në një stad tjetër të negociatave.

Raporti IBAR, si kushti formal për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave ngeli në klasë qeverinë e Edi Ramës. Kjo masw vjen pasi kryeministri i korruptuar shqiptar nuk zbatoi kërkesën e shteteve të BE për ti hequr mandatin Ballukut., BE  i dha shuplakën e radhës duke përzënw Shqipërinë nga negociatat dhe duke i mbyllur derën qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës. Kryeministri shqiptar hodhi në kazino fatin europian të shqiptarëve në këmbim të kokës së Belinda Ballukut. Shuplaka e katërt që mori Edi Rama është fatkeqësi për shqiptarët dhe të ardhmen e brezave, pasi ka shtyrë në mënyrë të paparishikueshme bashkimin e Shqipërisë me BE.

Si përfundim qeveria Rama është në një udhëkryq të rrezikshëm, falë korrupsionit dhe abuzivizmit të tij me pushtetin. Ndërhyrjet e SHBA dhe BE janë fillimi i demontimit të një shteti të kalbur kokë e këmbë. Fundi i tij është i pakthyeshëm dhe fati i tij në prognozë është i frikshëm.