“Detyra jote o zotëri është të kapësh rrushin”.  Artan Hoxha sfidon kryeprokurorin Olsian Çela.

5 TETOR 2020

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për deklaratën e fortë të kryeprokurorit Olsin Çela se Elbasani po kthehet në skenë krimi dhe po kontrollohet nga mafia.

Hoxha shkruan me ironi se kësaj i thonë që ‘rakia e rrushit, bëhet nga rrushi’. Gazetari i drejton thirrjen Çelës që të kapi ‘rrushin’ se sesa i pjekur është ai e shohin vet çdo ditë të gjithë.

“Kryeprokurori i pergjithshem Olsian Çela:”Elbasanin e kontrollon krimi i organizuar”

Kesaj i thone:”Rakia e rrushit behet nga rrushi”…

Detyra jote o zoteri, eshte te kapesh rrushin,…

se rakine e bejme vet..

Jo te na thuash, “sa i pjekur eshte ky rrushi”, se ate e shohim perdite…”, shkruan Hoxha me ironi.

Gazeta Sot.