16 Mars 2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, është shprehur se gjatë ditës së hënë në Kuvendin ë Shqipërisë u ndërpre transmetimi për publikun, ku po diskutohen mbi temën e dekomunistizimit.

Komentet Açka i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se më e keqja ishte se pjesë e censurës u detyruan të bëheshin edhe punonjësit e IT-së.

Ajo shtoi se diktatura është më pranë se kurrë dhe është ulur këmbëkryq në mesin e qytetarëve.

“Të hënën në të dyja sallat e mëdha të Kuvendit të Shqipërisë, salla që përdoren kur të ftuarit nuk i nxënë dhomat e ngushta të komisioneve, u fikën audioja dhe videoja, pra transmetimi i drejtpërdrejtë për publikun. Pra, u sabotua hapur dëgjesa e planifikuar ditë me parë me të gjithë aktorët e lidhur me temën e dekomunistizimit për diskutimin e projekt-ligjit “Për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, Ekspozimin dhe Ndëshkimin Publik të Regjimit Toptalitar Komunist”, si iniciativë e një grupi deputetësh të Opozitës”, tha ndër të tjera Açka.

Fjala e Açkës në Kuvend:

Ndërsa shkruaja fjalën time, shoh që zonja Felaj qenka larguar nga salla. Sic kam vënë re shpesh e më shpesh, zonja Felaj ka njëfarë kënaqësie kur ua ndërpret fjalën deputetëve, dhe më duket sikur lutet mbëmjeve para se të gdhijë dita enjte që të mungoni ju, zonja Nikolla, që ta mund ta shijojë teatrin e saj, shpeshherë të dhunshëm, edhe pse në miniaturën e saj, të një xhelati. Dhe kjo lloj kënaqësie, është një sindrom i njohur, i studiuar tashmë nga etërit e psikoanalizës, por nuk duhet të jetë togë për një zonjë që drejton një parlament demokratik.

Sic e shihni, nuk më akuzoni dot se nuk po i përmbahem rendit të ditës, për Integrimin po flasim dhe rolin e parlamentit në procesin e integrimit, process ku Neni numër 1, Neni numër 101, Neni numër 1001 është fjala e lirë, që juve në pushtet, ju shkakton krruarje në lëkurë. Nga kjo nuk shëroheni dot, por do ta shërojë koha këtë vend.

Po e përsëris: Shentëria e fjalës së lirë në këtë Parlament, është shkelur hapur ditën e hënë, më datë 13 mars 2023, dhe kjo më jep të gjithë të drejtën që të them me shpallje se sjellja malinje për pengimin e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik në dëgjesën për cështjet e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare, është vetëm një zgjatim i censurës botërisht të njohur komuniste e natyrës zhdanovianë, për të cilën fola dhe nuk u lashë ta mbaroj në procedurë.

E di, do të më thoni se c’bëri PD për këtë gjë, e di që është e pafalshme që institucionët e dhunës dhe persekutimit, u shkatërrun, duke prishur kështu dëshmitë e një gënocidi të pashembullt mbi dhe.

Por kjo sjellje e disa dekadave duhet të marrë fund, ne duhet ta shohim të vërtetën në sy, sic bënë e gjithë bota e qytetëruar dhe sic kanë bërë pothuajse të gjitha vende e ish-kapit komunist me të shkuarën e tyre diktatoriale. Nuk është nevojë për hakmarrje, por purifikim shoqëror.

Që t’i kthehem fjalës, e cila duket sikur e lëndoi shumë drejtuesen e seancës në fillim: fjala “furrik”. Në dijen time, të një njeriu që është marrë gjithë jetën më fjalën, kjo fjalë nuk hyn te fjalët e turpit. Furrik, do të thotë një vënd i vogël, i ngushtë, ku herë-herë fshihen njerëz të vegjël, nga ata personazhet e Murakamit e që dilnin nga goja e dhisë së bardhë që jetonte në kohën së sublektit dystopik të veprës “1q84”, në fakt e dhisë së zezë me emrin diktaturë.

Meqenëse jemi këtu, e ftoj median ta vizitojë këtë furrik vetë e të gjykojë se në c’kushte klaustrofobike vendosim ne për mbarëvajtjen e këtij parlamenti. Madje e ftoj median të vijë të vizitojë sgëqin ku rri garda këtu në Parlament, së cilës ne i kalojmë përbri, dhe nuk e kthejmë as kokën për të parë kushtet e tyre, por i thërrasim dhe i rreshtojmë këtu që të na mbrojnë nga glasërat politike, elementë këto të këtij furriku politik. Madje edhe vetë ky Parlamenti është pak a shumë i tillë, sipas pamjes dhe raportit në hapësirë që ka me kryeqytetin, nisur nga fjalët ë specialistëve dhe urbanistëve, disa madje kanë filluar ta quajnë edhe ahurin i xhamisë përbri.

Kaq për furrikun. T’i kthehem cështjes sime. Zonjë e nderuar, zotërinj të nderuar të kësaj sallë, të nderuar shqiptarë, ditënë e hënë në këtë institucion është konsumuar një krim kushtetues, një shkelje e hapur e rregullores së Parlamentit, në mos një akt penal.

Gazeta Sot