11 Shkurt 2023

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka nxjerrë sot rendin e ditës për seancën e së hënës. Duke e quajtur skandal ai shkruan se deputetëve të opozitës u vendosin vetëm nga një minutë e gjysmë për të folur dhe Berishës vetëm 3 minuta.

“SKANDALI!
Deputeteve te opozites u vendosin vetem nga nga 1 min e gjysem e deri 3 minuta per te folur.
Per te gjithe deputetet te Partise se Lirise jane vetem pese minuta
Per Sali Berishen jane vetem tre minuta.
Per Belind Kelliçin vetem tre minuta.
Shikoni dokumentin e Rendit te dites per te Henen tek seanca plenare dhe do te kuptoni turpin e parlamentit te marre peng nga banditizmi rilindas.
Lapangjozet e rilindas mashtrojne me ore te tera ne parlament ndersa opozites bejne gjithshka ta pengojne te thote te vertetat, qe ju pervelojne.
Te çlirohet Parlamenti i rrembyer nga Rama!
Parlamenti duhet te clirohet me çdo kusht.
Ndaj te henen ne ora 17 protesta do te jete tek Parlamenti!”