Del në qarkullim një foto e kufomës së diktatorit Kim Jong, shtohet misteri

26 PRILL 2020

Një rrjet televiziv në Hong Kong ka shpërndarë një fotografi që mund ta shihni poshtë e cila nxjerr imazhin e diktatorit   të mbuluar nga një leckë e kuqe, sytë e tij të mbyllur dhe mbështetur në një jastëk. Me pak fjalë, i vdekur, i pajetë. Sa reale është?

Një foto që vetëm sa përkeqëson misterin.

Një ciak fotografik që nuk gjen konfirmim zyrtar dhe është shumë e paqartë për tu quajtur si e vërtetë. Por sigurisht, u shpërnda nëpër botë për disa minuta. Në fotografi duket kufoma e Kim Jong-un, diktatorit të Koresë së Veriut që është zhdukur me ditë të tëra dhe që sipas burimeve të ndryshme ka vdekur pas një sulmi në zemër. Kaosi i plotë mbretëron mbi çështjen: ka nga ata që pretendojnë se ai ka vdekur, disa në gjendje vegjetative të pakthyeshme dhe të tjerë që deklarojnë se tashmë është rikuperuar.

Një gjë është e sigurt informacionet rreth Kim Jong janë kaotike.

Gazeta sot