Dëborë në pranverë/ Zbardhet Thethi. – Rikthehen reshjet e dëborës në veri
16 Maji 2025
Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.
Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës. Në orët në vazhdim në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.
Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.