4 Nentor 2023

Dëbora ka zbardhur nga disa nga majat e maleve në vendon tonë. Majat e Malit të Gramozit në Kolonjë janë zbardhur mëngjesin e sotëm, duke ofruar një pamje fantastike.

Pas stuhisë së reshjeve të shiut që përfshinë ditën e djeshme të gjithë territorin e vendit, sot kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës në Kukës.

Në orët e para të së shtunës, dëbora ka zbardhur malin e Gjallicës në Kukës.

Nga reshjet e dëborës, nuk raportohet për problematika./CNA