“Çorbë e Ramës që përziehet nga Dako”/ Bylykbashi komenton situatën në Bashkinë e Durrësit

23/04/20

mapo.al

“Një çorbë të gatuar nga Edi Rama, të cilën e përzien pas perdes Vangjush Dako”. Kështu e quan ish-deputeti demokrat në Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, situatën me kryebashkiakët e komanduar që japin dorëheqjen në qytetin bregdetar.

Sipas tij, në Durrës nuk ka më një pushtet vendor të pavarur nga qeveria dhe gjithçka ka degjeneruar në emërim “de facto” të kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, si në kohë të komunizmit, thotë Bylykbashi.

 

“Nuk eshte loje fjalesh. Kjo eshte corba qe Edi Rama gatuan ne ate tenxheren e nxirosur qe quhet Bashkia Durres, corbe te cilen e perzien Dako me luge druri nga pas perdes. Kete corbe i servir Edi Rama durrsakeve. Jo pak por mbi 300 mije banoreve te bashkise.‎ Pushtet vendor autonom e qe nuk varet nga qeveria, sic kerkon Kushtetuta, nuk ka me ne Durres”, thotë ish-ligjvënësi demokrat.

Sipas tij, me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, siç kërkon qeveria, është e pamundur që të mbahen zgjedhjet vendore në Durrës të paktën deri në gusht.