12 Tetor 2023

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku po zhvillon një interpelancë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për veriun e Kosovës. Çollaku i kërkon Ramës të sqarojë deklaratat e tij që veriu KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës.

“Më datën 19 qershor, në një status në twitter, duke iu shtuar atyre që e kishin vënë në presion Kurtin për të tërhequr forcat speciale nga veri, keni deklaruar se Albin dil nga vetizolimi deeskalo situatën, tërhiq forcat speciale, ose në të kundërt rezulton të keni një republika të KFOR në veri dhe at lamtumirë sovranitetit të Kosovës. Më 24 qershor e dini se ca ndodhi, një komande e armatosur serbësh tentuan me një agresion të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës.. po të mos kishte qenë reagimi i policisë së Kosovës, që iu i bënit presion, kufirit rrezikonte të ishte në Ibë.

Pas ngjarjes, ju me disa raste dhe në media të huaja keni kërkuar nga KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Do ishte një shpallje e padeklaruar, do ishte një hap drejt ndarjes së veriut. Në një intervistë diku, si nëpër radhë, shpresoj nga keqkuptimi, keni deklaruar se veriu është një tokë pa zot. Rama nëse do më thoni të gjitha këtij janë lapsuse apo gafa politike, do tërhiqesha në vend dhe do thoja njerëz ndjesë kryeministri është gabuar.

Ka shumë diplomatë të huaj që janë të familjarizuar me tezën se ndarja e Kosovës mund të jetë zgjidhja permanente e zgjidhjes së krizës. Po ju kryeministër e besoni këtë? Një zgjidhje e qëndrueshme? A besoni se mund të hapej loja e ndarjes së territoreve në Ballkan?

A mund t’ia deklaroni këtë shqiptarëve? Apo duhet të sqaroni publikun shqiptar që këto ide do të jenë të papranueshme, për ju Kosovën dhe popullin”, tha Çollaku.

Gazeta Sot