Cilët ishin vëllezërit Gazulli. –

Familja Gazulli në mesjetë ishte një nga familjet e njohura feudale shqiptare nga Kabashi i Pukës dhe Ndërfana e Mirditës.

Pal Gazulli (1405-1470) ishte humanist shqiptar, diplomat, pedagog, orator dhe një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut.

Vëllai i tij Gjon Gazulli (1400-1465)  i njohur në botimet e huaja si Johannes Gazulus Ragusiensis, ishte matematicien, astonom dhe humanist i njohur.

Pali më 1442 u emërua rektor i shkollave të Raguzës, detyrë që e mbajti dy vjet.

U kthye në atdhe pas formimit të Lidhjes së Lezhës dhe qe një ndër bashkëpunëtorët besnikë të Skënderbeut.

Nga viti 1452 deri më 1459 shërbeu si ambasador në Republikën e Raguzës dhe nënshkroi në emër të Skënderbeut një sërë marrëveshjesh me të.

Në vitin 1462 ai i kërkoi Republikës ishujt Hvar dhe Korcula për ushtrinë shqiptare në rast të një tërheqjeje të mundshme.

Jetoi dhe vdiq në Raguzë.