Çfarë janë Miniaturat

Miniatura është lloj i pikturës me përmasa të vogla, duke i punuar me mjeshtëri e përpikëri të gjitha imtësitë.

Zhvillimin më të lartë miniatura e arrin në Shqipëri nga fundi i shek. XII – fillimi i shek. XIII, me miniaturat e kodikëve, tepër luksozë të Vlorës dhe Beratit.

Përveç shkrimit të bukur, kodikët janë stolisur edhe me miniaturë, kanone e iniciale të pikturuara.

Bien në sy gërshetimi i elementeve të stilit bizantin dhe të artit antik.

Figurat jepen në lëvizje të matura, të qeta dhe thellësisht të përqëndruara, figurat karakteristike zënë gjithë faqen dhe kanë ngjyra të gjalla.

Në mbishkrimet autografe përmenden edhe porositësit e veprave.

d.a. / dita