Çfarë dihet për Thesarin e Vrapit

Thesari i Vrapit u zbulua rastësisht më 1902 në një arë të fshatit Vrap, në rajonin e Peqinit.

I takon çerekut të fundit të shekullit VII.

Përmbante 9 enë të arta bizantine me peshë 3.044 kg, 30 enë argjendi gjithsej 1.043 kg, shufra e sende gjysmë të përpunuara prej ari me peshë 2.371 kg, si dhe disa pajisje të fiseve avare me zbukurime indesh dhe grifonësh,

Këtij thesari i përket edhe një kupë që u dërgua në Stamboll dhe një tjetër që u shit në Trieste.

Në vitin 1917, 39 sende të këtij thesari përfunduan në Muzeun Metropolitan të Nju-Jorkut, ku ndodhen ende.

Thesari i Vrapit mendohet të jetë plaçkë lufte e kapur nga prijësi bullgar Keuber gjatë betejave që zhvilloi në Pajoni rreth vitit 680.

Në Vrap ai përfundoi në rrethana të panjohura.

a.d. / dita