13 Nentor 2025

Me moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për libra”, thënie e shkrimtarit Ismail Kadare, u çel edicioni i 28-të i Panairit të Librit… në një kohë kur në pikëpyetje është marrëdhënia e qytetarëve me librin dhe veçanërisht e të rinjve, përballë globalizmit dhe teknologjisë.

Por në mes të këtij realiteti dhe atmosfere, edhe kryetari i Shoqatës së Botuesve, në ceremoninë hapëse, numëroi ato që i quajti problematike në hapësirën e librit.

Megjithatë, ky event bashkon më shumë qytetarin dhe lexuesin, në një atmosferë ku nga sot deri të dielën, për jetën e kryeqytetit, kryefjalë mbetet libri.

Megjithatë, nga sot deri të dielën, lexuesit do të kenë mundësinë të takojnë autorët e tyre të preferuar, në radhët e stendave.

Preç Zogaj është një nga shkrimtarët e dashur të lexuesve shqiptarë, i cili në këtë panair sjell botimin e dytë të librit “Fillimet”. Botimi i parë, i shkruar 10 vite më parë nga autori, rimerret për t’u pasuruar me fakte, ngjarje dhe dokumente.

Panairi është një moment kyç për botuesit, të cilët prezantojnë titujt e rinj të këtij viti.

Ky edicion i 28-të i Panairit ka mbledhur rreth 100 shtëpi botuese nga vendi dhe trevat shqipfolëse, duke bashkuar në një çati librin shqip.

Tv Klan