
Bresidenti Begaj Dekreton Ministre Diellen.
12 Shtator 2025
Kabineti i ri/ Zbardhet dekreti i Begajt, Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”
Kryeministri Edi Rama do të jetë përgjegjës dhe për ‘Ministren’ e tij virtuale, ‘Diella’. Në nenin 2 të dekretit që Begaj i dorëzoi ditën e sotme Ramës, përveç mandatimit si kryeministër, Rama do të jetë përgjegjës për funksionimin e ‘Diellës’.

Faksimile; Bresidenti Begaj Dekreton Ministere Diellen.
“Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”, shkruhet në dekretin e Begaj.
Pas mandatimit si kryeministër, Rama do t’i dërgojë Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë, më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste.