Breshkat përdorin fushën magnetike të Tokës për të lëvizur

22 Shkurt 2026
Breshkat e ujit orientohen nga fusha magnetike për të notuar dhe për këtë kanë mekanizma të brendshëm që për ne janë mjaft të vështirë të kuptohen dhe të vërtetohen plotësisht.
Megjithatë, eksperimente në këtë fushë janë të shumta dhe shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se janë dy mënyrat se si ato orientohen me anë të lëvizjes së fushës magnetike: nëpërmjet një ndjeshmërie të brendshme dhe drejtimin që marrin kur notojnë e bëjnë nëpërmjet shikimit magnetik.
Dy terma shkencorë të vështirë, por që shpjegojnë sesi këto kafshë arrijnë të përshkojnë mijëra kilometra për dekada të tëra, udhëtim që nis sapo dalin nga veza e deri në fund të jetës.
Shfrytëzojnë molekula të ndjeshme ndaj dritës, të cilat aktivizojnë reagime kimike që mund të ndikohen nga tërheqja gravitacionale.
Gjithashtu, prania e disa kristaleve mikroskopike magnetiti në organizmin e tyre bën të mundur që të ndjejnë si një busull e brendshme, pa u mbështetur aspak në shikim. Shqisa e shikimit është mbështetëse dhe ajo ndikohet gjithashtu nga i njëjti faktor që i bën breshkat të orientohen.
