Banoret e Bregut te Lumit Tirane

“Bregu i Lumit”, Tabaku thirrje Avokatit të Popullit dhe ambasadorëve: Shihni si po dhunohen njerëzit dhe pronat! –

9 Prill, 2019

Jorida Tabaku, ish-deputetja e PD ka përshkruar situatën e rëndë në Bregun e Lumit dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të vijnë e t’i bashkohen këtyre 30 familjeve që po dhunohen si s’ka ndodhur kurrë më parë, pasi nesër me siguri do të jetë radha e tyre.
Shteti ka rënë, theksoi Tabaku.

“Dua të sqaroj që në fillim, tha Tabaku, se çfarë kërkohet këtu. Këta banorë duan të trajtohen si 200 familjet e para në këtë zonë, të kompensohen. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të vijë të shohë dhunën këtu, të shohë shkeljet që janë bërë këtu.

I bëj thirrje ambasadorëve të shikojnë si po dhunohet prona, themeli i të drejtës së çdo njeriu. Këta njerëz nuk po kërkojnë diçka që nuk është tyre, por diçka që e kanë ngritur me mund dhe gjak.

I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen sepse nesër është radha e tyre. Sot fëmijët e tyre janë ngrohtë në shtëpi, në shkolla, kurse fëmijët këtu…

Shteti ka rënë: kur nuk mbrohen të dobëtit, në nevojë, atëherë çfarë? Sot shteti ka dhunuar 30 banorë.

Ju e patë dje që banorët nuk kishin asnjë informacion se çfarë do të ndodhte. Sot në orët e para të mëngjesit unë dhe zoti Balliu jemi njoftuar për atë që po ndodhte.

Banoret e Bregut te Lumit Tirane.

Një pjesë familjarësh janë në komisariat, një pjesë tek Trauma, po operohet, se është çarë në kokë. Kjo që ka ndodhur këtu nuk besoj se ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, po dhe në asnjë vend tjetër të botës së tretë!”

Nga: TPZ.Al