Blendi Fevziu: – Nëse do të ketë vjedhje votash rrezikohet një kaos në vend. – Kjo, do jetë fatale për Shqipërinë.

25 DHJETOR 2020

Teksa po komentonte zgjedhjet e 25 Prillit, gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” tha se nëse do të ketë vjedhje votash në rrezikohet një kaos në vend.

“Mendoj ndryshe nga Batoni për çështjen e mandatit, atë të mandatit të katërt as nuk i hyj fare. Mendoj se Rama nuk e ka aq të thjeshtë të marri mandatin e tretë, votimi kryesor në këtë rast nuk do jetë a do vijë Luli, shqiptarët do shkojnë të votojnë nëse Rama i ka qeverisur mirë apo keq. Ideja e mungesës së lidershipit vazhdon të ekzistojë. Unë mendoj që dy mandate janë një kosto e madhe për PS, nëse nuk e amortizon dot këto kosto, do t’i humbi zgjedhjet. Nëse në këtë vend do shkojnë dhe do vidhen votat dukshëm, shpresoj që këtë herë nuk do ndodhi më, do rrezikojmë të hyjmë në një kaos dhe në një situatë që do dali jashtë kontrollit dhe do ishte fatale për Shqipërinë. Nuk besoj se do ketë vjedhje zgjedhjesh”, u shpreh gazetari Blendi Fevziu.