Foto Ilustruese

20 Nentor 2022

Bashkimi Europian ka konfirmuar se ditën e nesërme do të mbahet një takim urgjent në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, lidhur me tensionet për çështjen e targave.

Gjithashtu bëhet e ditur se takimi do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajç

Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren.

Njoftimi i plotë:

Të hënën, më 21 nëntor, në Bruksel do të mbahet një takim urgjent i nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë.

Ai do të ndihmohet nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajčák. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë do të nisë me takime të veçanta me secilin lider duke filluar nga ora 08:00, e më pas do të ketë një takim të përbashkët. Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Gazeta Panorama