11 Mars 2023

Kryetari i PD-se Vulembajes Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e cila i kërkon dokumentacione shtesë përsa i përket regjistrimit të Partisë Demokratike përë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Alibeaj ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksionet ankimimin ku ka dhënë dhe sqarimet e tij përsa i përket ngërçit që është krijuar në këtë pikë.

KQZ pretendon se ka mungesë dokumentacioni nga ana e PD-së, ndaj nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet vendore. Bëhet fjalë për mungesën e një dokumentacioni të firmosur nga ana e kryetarit Lulzim Basha.

Por nga ana e tyre, Partia Demokratike thotë se janë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara sipas ligjit. KQZ u ka dhënë afat PD-së deri sot në orën 00:00 për të dorëzuar dokumentet e kërkuara.