Baltë nga qielli, ky është fenomeni i rrallë që do pushtojë vendin tonë 28 mars 2022

Baltë nga qielli, ky është fenomeni i rrallë që do pushtojë sot vendin tonë

28 MARS 2022

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të karakterizohet nga mot me vranësira dhe reshje shiu.

Qielli sot do të jetë i mbuluar nga një “vello” e bardhë. Ndërsa kushtet atmosferike do të favorizojnë transportimin e pluhurit afrikan në të gjithë territorin.

Kjo do të bëjë që reshjet e shiu kombinuara me pluhurin afrikan të sjellin “baltë nga qielli”. Shpesh herë mund të kemi vërejtur ballkonet e shtëpisë ose makinat të mbuluara nga balta pas reshjeve të shiut.

Baltë nga qielli, ky është fenomeni i rrallë që do pushtojë vendin tonë 28 mars 2022

Këto ditë do të jenë të shoqëruara me vranësira dhe reshje shiu, ndryshe nga java e kaluar e cila na solli atmosferën e pranverës.

Gazeta Sot