Armatimi i Serbisë rrezik për rajonin. Rama: – Asnjë arsye për t’u shqetësuar, Ballkani është bashkë kundër Rusisë

12 Prill 2022

Armatimi i Serbisë rrezik për rajonin? Rama: Asnjë arsye për t’u shqetësuar, Ballkani është bashkë kundër Rusisë

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin u pyet lidhur me armatimin e Serbisë, nëse ky fakt do të sillte një shqetësim, në një kohë kur Ukraina është në luftë për shkak të pushtimit rus.

Rama u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe sot është me rëndësi që punohet për paqen.

Gjithashtu Rama u pyet nëse do të zhvillojë një vizitë në Kiev, si pasojë e sulmeve të fundit dhe kryeministri u shpreh se janë figura të tjera më të rëndësishme që do të duhet ta bëjnë këtë hap.

“Për armatimin në fjalë nuk shoh arsye për t’u shqetësuar dhe sot besoj se është më me rëndësi t’i fryjmë erërave të paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor. Gjermania ka rol të posaçëm dhe nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne. Serbia ka bërë hapa inkurajues dhe është domethënëse se deri tani Ballkani është bashkë ndaj pozicionit të Rusisë, sigurisht që duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar përpara procesin e paqes. Sa i përket vizitës në Kiev mendoj që ka të tjerë përpara meje mendoj ta kenë këtë protagonizëm, dhe nëse do të vijë radha ime do të ishte kënaqësi”, tha Rama.

Gazeta Dita