“Anëtarë të Kushtetueses janë blerë nga politika, 4 janë në ‘lupën e ndërkombëtareve”/ Llabani:SPAK ka lëshuar urdhër..

6 Shkurt 2026
Gazetarja Anduena Llabani në një intervistë televizive, deklaroi se katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë në lupën e ndërkombëtarëve por edhe të SPAK.
“Anëtarë të Kushtetueses janë blerë nga politika për të dhënë vendime. Janë 4 anëtarë të GJK që janë në lupën e SPAK dhe ndërkombëtarëve. Ata janë monitoruar ka disa muaj që janë në përgjim. Deri dje kanë qenë vetëm 2 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që kanë qenë të deklaruara. Kryeprokurori Klodin Braho ka lëshuar një urdhër për marrjen apo survejimin e një prej anëtarë të GJK. Por sot flasim për anëtarë të tjerë që bëjnë pazar për votën dhe nëse kjo do vërtetohet nuk besoj se ndërkombëtarët do të tregohen të butë. Ky është rasti i dytë pas Olta Xhackës që një Gjykatë Kushtetuese jep kohë dhe frymëmarrje.
Për sa kohë institucione të tilla janë vënë në lëvizje Unë jam kurioze nëse SPAK do ndërhyjë pas vendimit të GJK apo para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mbetet për t’u parë. Edhe pse në shumë raste gjykatës kushtetuese mund të ketë afate procedural ka gjithmonë kohë për të bërë presione…Por mund të them që Gjykata Kushtetuese jo vetëm që është objekt hetimi për SPAK por edhe objekt vendimi për ndërkombëtarët”, tha ajo.
Nga: Gazeta Sot
