Amedeo Modigliani

15 Maji 2026

Ekspozita e mbështetur nga “Luarasi” sjell artin e shek.XX për shqiptarët

Amedeo Modigliani, një figurë emblematike e artit të shekullit të 20-të vjen në Tiranë përmes veprave të tij. Në galerinë Kalo, një ekspozitë e mbështetur nga Universiteti Luarasi, u çel në një mbrëmje të rezervuar për një publik të zgjedhur, nga bota e diplomacisë, personaliteteve të botës ekonomike dhe protagonistë të skenës kulturore.

Themeluesi i Galerisë, Perparim Kalo tha se Modigliani është i njohur për figurën njerëzore, gruan me qafën e gjatë, për nudot dhe sytë si pajetë dhe ka një farë trishtimi. Ndërsa veprat e Modiglianit e shenjojnë shekullin e kaluar, ekspozita me veprat e tij në vendin tonë, ardhja e tij në Shqipëri, i jep tjetër peshë skenës së artit. Në çelje, skena lokale e ekonomisë dhe artit, takoi kujdestarët e arkivave të Modiglianit ndërsa publiku ndërton ura me kulturën e vendit fqinj.

“Modiglinai është një ndër 7 më të mëdhenj të botës me vlera të jashtëzakonshme ishte bashkëpunim me fondacionin “Modiliagni”, dhe ju pëlqeu ta sillnin ne galerinë Kalo. Ekspozita vjen në kuadër të javës evropiane dhe është koincidencë e bukur që vjen edhe ekspozita e Dalisë dhe koncerti i Moricones”, tha Kalo.

Amedeo Modigliani

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 maj, teksa figura e Modiglianit vazhdon të ushtrojë një tërheqje pa kohë, falë një stili të panjohshëm të karakterizuar nga vija elegante dhe nga një hulumtim psikologjik i thellë.

 BalkanWeb