Berat Buzhale: – Integrimi i Shqiperise po bllokohet nga korrupsioni

Berat Buzhala
15 Maji 2026
Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar rezolutën për integrimin europian të Shqipërisë dhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Buzhala ngriti pyetjen nëse vendimi për votimin e rezolutës nga opozita dhe mazhoranca ka qenë i drejtë, duke theksuar se në parim një dokument i tillë që kërkon luftimin e korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor është një standard i domosdoshëm për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.
Sipas tij, në vende normale me aspirata europiane, opozita duhet të luajë rol aktiv si faktor kontrolli dhe presioni për përmbushjen e standardeve të integrimit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes.
‘Duke marrë parasysh tekstin e rezolutës, unë nuk po besoj që nuk duhet me u shtru pyetja a ka bërë mirë që e ka votu opozita. A ka bërë mirë që e ka votu pushteti?
Sepse me një rezolutë ku kërkohet luftimi i korrupsionit, ku kërkohet si me thënë, vende normale që kanë synim Bashkimin Europian që kjo është rregulli, domethënë, duhet opozita me qenë ajo që i ka kontaktet me Bashkimin Europian, që është zëni i Bashkimit Europian brenda një shteti, siç patëm rastin e, le të themi, të Hungarisë së fundit, e jo anasjelltas.
Pra beteja kryesore e opozitës, nëse arrin ta beje, është saktësisht këtu, domethënë, te luftimi i korrupsionit, te sendet që janë të prekshme edhe që po duket që ka ngecje qeveritare.
Pra, aktualisht është minimumi është shty gjashtë muaj procesi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Është minimumi. Para dy dite, në mbledhjen që është mbajtur në Bruksel për në atë komisionin që është për zgjerim, për vendet që kanë synim me u bë pjesë e Bashkimit Europian, është përmend për herë të parë në nivele të larta që luftimi i korrupsionit specifikisht për zyrtarë të lartë, duke aluduar në zonjën Balluku.
Çfarë do të thotë? Që kjo është gjëja që opozita normale bëhet pjesë e saj. Sigurisht. Po tashi këtu do të duhej me qëndru opozita sepse megjithatë, janë disa pika të përbashkëta nëse shoqëria nuk është në luftë civile që do të duhej me pas, le të themi, nëse jo pika të përbashkëta, qëllime të përbashkëta.
Bashkimi Europian, NATO, integrimet euroatlantike, këto janë idealet e përbashkta le të themi, sado që ti nuk mundesh me u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Pra, mbi zotin Rama, mbi qeverinë, qartazi është një barrë e rëndë që po i qëndron në shpinë, që nuk po mundet me ecë edhe më tutje. Që është nënshtrimi përballë drejtësisë.
Në Bashkimin Europian, në vende euroatlantike deri diku ndoshta edhe munden me kuptu kur opozita ankohet për drejtësinë. Ka vërejtje për prokurorët ose diçka ose thotë, ne po na u bëhet me pa të drejtë në raport me qeverinë, po ata kurrsesi nuk munden me kuptuar kur qeveria nuk bashkëpunon me drejtësinë.
Kjo çështje, domethënë, në mes të Shqipërisë edhe Bashkimit Europian ekziston një mal i madh, një pengesë e madhe, serioze, e cila nuk zhbëhet. Kot pret, mundesh me prit gjashtë muaj, gjashtë vjet, gjashtëdhjetë vjet.
Ky mali që qëndron në mes të Bashkimit Europian edhe qeverisë shqiptare është korrupsioni, specifikisht një rast i caktuar. Pa dashur me paragjykuar rastin, ndoshta është edhe e pafajshme. Por në momentin që nuk bashkëpunon qeveria e Shqipërisë me organet e drejtësisë të cilat vetë i ka mbështetur krijimin e tyre, atëherë nuk kena me pas integrim.
Aktualisht, po e përsëris edhe një herë, nuk është pak, kemi gjashtë muaj ngecje. Është një shans i dytë i qeverisë së Shqipërisë me përmirësu këtë gjë. Nëse Rama nuk është vetë pjesë e saj.
Nuk e dimë, domethënë, është çështje, unë pa dashur me paragjykuar. Ajo që e dimë me siguri të plotë është, nuk po ecën rasti, domethënë ka ngec aty. Tash, dikush thotë që janë 13 deputetë të Fierit, dikush thotë që është Rama.
Pa marrë parasysh e vërteta, kjo çështje nuk ka me u zgjidh vetvetiu. Domethënë, më mirë laje më herët sesa edhe më vonë prapë është ai borxh.
Kjo pengesë ditë të mira nuk pret. Domethënë, edhe pas gjashtë muajve prapë ke me u përballë me të njëjtën vështirësi. Me vështirësinë e integrimit në Bashkimin Europian. Aq sa unë i përcjell zhvillimet, në integrime evropiane, asnjë shtet s’ka bërë integrim pa një kurban të madh.
Ose është kryeministër, ose kanë qenë ministra që e kanë pasur një peshë domethënëse në shoqëri. Kështu që për mua, të kthehemi te fillimi, çështja është jo a do të duhej opozita, a do të duhej pushteti me e aprovuar këtë rezolutë’, u shpreh ndër të tjera Buzhala.
