Ambasadorët Kim dhe Soreca i shkuan Bashës në zyrë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

30 korrik 2020

Ka zgjatur pak minuta takimi në selinë blu mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ambasadorëve Yuri Kim dhe Lugi Soreca.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca, i shkuan Bashës në zyrë pak orë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për hapjen e pjesshme të listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, që mendohet të ketë qenë edhe tema e diskutimit në takim.

Pas votimit në Kuvend që i dha dritë jeshile ndryshimeve kushtetuese, kreu i PD, Basha reagoi ashpër, ndërsa tha se ato nuk janë të detyrueshme për opozitën.

Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit e 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për opozitën e aq më pak për qytetarët.

Akti i sotëm nuk e ndal dot ndryshimin, ai thjesht tregoi edhe një herë fytyrën e autokratit të tmerruar nga ndëshkimi që e pret“, është shprehur më herët gjatë ditës së sotme Basha.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA u shpreh e keqardhur që ndryshimet kushtetuese u bënë pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare, ndërsa i bëri thirrje këtyre të fundit që të vijojnë pjesëmarrjen në Këshillin Politik.

Gazeta Panorama