31 Gusht 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshjen për presidentin.

Ata kane rene dakord qe kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu.

Abdixhiku deklaroi per mediat se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.

“Nga të gjithë emrat që janë propozuar e shqyrtuar, gjatë diskutimeve tona të përbashkëta jemi dakorduar për një emër e ai është profesor doktor Bekim Sejdiu”, deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së e vlerësoi lart karrierën e Sejdiut, duke e përshkruar atë si një figurë me përvojë dhe karrierë të shquar.

“Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi qenë të përkushtuar të përcaktohemi për një emër konsensual për president”, tha Abdixhiku.