25 Shkurt 2026

Është gjetur një lidhje direkte mes ndotjes së ajrit dhe sëmundjes Alzheimer. Është vërtetuar për herë të parë shkencërisht se thithja për një kohë të gjatë e ajrit të ndotur rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Studimi i realizuar nga Emory University dhe i publikuar në revistën Plos Medicine ka analizuar të dhënat e mbi 27.8 milionë amerikanëve mbi 65 vjeç, të ndjekur nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Gjithashtu, ka rezultuar se rreziku rritet më shumë te ata që kanë kaluar një iktus. Puna kërkimore qartëson dhe sugjeron se përmirësimi i cilësisë së ajrit mund të ndihmojë dukshëm në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Ekspozimi ndaj ndotjes atmosferike është faktor për shfaqjen e Alzheimerit, por edhe të patologjive të tjera të lidhura, si hipertensioni, iktusi dhe depresioni.

Rezulton se ekspozimi afatgjatë lidhet me rrezik të shtuar të sëmundjes së Alzheimerit, në pjesën më të madhe me efekte dhe pasoja direkte në tru.