Ahmetajt: – Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, pas aferës kompani ruse të sanksionuara

9 Janar 2026
Ish zv/kryeministri i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj denoncon aferën skandaloze që po ndodh me portin e Porto Romanos që vë në rrezik sigurinë kombëtare.
Arben Ahmetaj ka vënë në dispozicion faktet që tregojnë se tenderi për ndërtimin e kësaj infrastrukture kritike për një vend anëtar të NATO-s, është fituar nga një kompani me lidhje të dyshimta me interesa ruse të sanksionuara.
Në qendër të skandalit qëndron kompania fituese e tenderit, “Arkídon Construction Company Limited”, e regjistruar në Qipro në vitin 2017.
Kjo kompani ishte e vetmja në garë pasi oferta të tjera nga kompani të mëdha perëndimore, përfshirë ato holandeze dhe franceze, u skualifikuan në rrethana të paqarta.
Sipas investigimit që ka bërë vetë Ahmetaj “Arkídon” shfaqet si hallka e fundit e një zinxhiri kompanish që të çojnë tek gjiganti rus i naftës “Lukoil” që është e sanksionuar dhe biznesmeni rus I sanksionuar Albert Avdolyan
E gjithë procedura është bërë me një tender sekret.
. Kjo situatë alarmante ngre pyetje serioze për projektet strategjike dhe rrezikun e lejimit të influencës ruse në një aset jetik të vendit.
Ahmetaj zbulon dhe skandalin tjetër
“Oligarkë punojnë atje për të ndërtuar, nuk po e bën Alabari. Janë të kontraktuar tek Alabari për të punuar tre pallate, katër pallate, tre hotele”
Pjese nga intervista
Arben Ahmetaj: Dakord? Dhe e fundit fare, se ka shumë detaje, mund t’jua merrja një nga një.
Çim Peka: Se kemi dhe dosje të tjera.
Arben Ahmetaj: Unë kam bërë një investigim. Kam bërë një investigim në raport me kush qëndron mbrapa. Dhe shqiptarët duhet ta dinë, zoti Peka. Që jemi duke folur për një aset kombëtar që është infrastrukturë kritike.
Porti është infrastrukturë kritike e vendit. Dhe diferenca nga infrastruktura me infrastrukturën kritike, jemi duke folur për një infrastrukturë si puna e aortës. Jemi duke folur për Porto Romanon, që praktikisht do të duhet të kthehet në në një pompë ekonomike të Shqipërisë.
Pra, këta kanë përfunduar në vlerësim me një ofertë. Edhe akoma s’është dhënë oferta financiare. Dhe ai që ka fituar të drejtën për të qenë i vetëm është quhet, ‘Arkidon’
Pra, jemi në ‘Arkidon Construction Company Limited’. I ftoj gazetarët investigativë t’i investigojnë çfarë është Arkidon. Dhe të pyesin Jonaidin e Belindës (Shenim redaksional: Jonaid Myzyri, Kreu i komisionit të prokurorive publike) dhe të Taulantit, pse me çfarë arsyesh idiote e skualifikuan dy nga kompanitë më të mëdha në botë. Njëra holandeze, dakord kinezen se është infrastrukturë kritike edhe ne duam që infrastruktura kritike të jetë në dorë të të kompanive aleate, brenda NATO-s. Kjo është logjika.
Gjithë infrastruktura kritike duhet të jetë, duhet të hapet në konkurencë të lirë brenda NATO-s.
Ti ke logjikë, s’ke nevojë të ikësh me tender sekret. Dil thuaj: Unë do hap një prokurim për infrastrukturë kritike dhe kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm kompanitë e vendeve anëtare të NATO-s. Punto. Nuk e bën.
Dhe i ka përjashtuar dhe francezen edhe Vinçin edhe hollandezën që ishte në grup me me Vinçin.
Dhe ja ka dhënë Arkidonit. Tani çfarë rezulton?
Po të shikosh këto linqet, që unë do t’i jap të gjitha që juve t’i investigoni, të lutem, janë një, dy, tre, katër, edhe pesë, që unë do t’i kaloj një nga një. Praktikisht ty të del drejtpërsëdrejtë për shembull, influenca e drejtpërdrejtë ruse. Është influenca e drejtpërdrejtë ruse në një infrastrukturë kritike. Që kreu i organizatës do të bëjë atë lojën që ngre dolli në darkë, që do të lozi një këmbë andej, një këmbë këtej se lojtar i madh, ke parasysh. Nuk diskutohet. Dhe del një kompani interesante këtu që është ‘Kaymanko Service Limited’. Po të futeni aty është një formë sekretarie që të lidh me ‘Lukoil Securities Limited’ e cila është pronë e ‘Lukoil OAO’, që është e sanksionuar.
Dhe aty mund të shohësh dhe një investigim që do gjithsej dy orë, tre orë ta bësh. Pra, aty del dhe një lidhje që ka të bëjë me një qytetar rus Albert Avdolyan. Dhe po të shohësh, të lidhur me ‘Kaymano Services’, është edhe ‘Yota Group në Qipro’, që janë të lidhura me interesat e ruse që unë ju referova më lart. Kam printuar për të parë vetëm këtë,
Por unë do të të jap gjithë dosjen. Pra, jemi duke folur për një proces fallco, ku kanë anuluar, janë përjashtuar kompani të vendeve anëtare të NATO-s dhe ka ardhur puna te një kompani Arkidon, e themeluar në 2017-ën në Qipro.
E megjithatë kreu i organizatës ka ngulur këmbë së fundmi që të procesohet me këtë kompani.
Pse? Se unë e thashë pak më parë, turpin ai e kalon përtej turpit. Fajin e kalon përtej fajit.
Në mënyrë që shqiptarët të lodhen dhe t’ju humbasi shpresa dhe besimi. Shikojeni në çdo gjë.
Merr një turp, dyfishon turpin. Tallet me shqiptarët. Ka një faj, dyfishon fajin. Ka një gabim, dyfishon gabimin.
Është ndryshe nga çdo lloj mendje demokratike në botë.
Sigurisht që ka qenë shumë i zoti për ta fshehur.
Me i thënë robit bravo i qoftë se ke mashtruar dynjanë, nuk e them dot.
Po që na ka mashtruar, bravo i qoftë, nuk diskutohet. Pra, jemi duke folur për një aferë të pastër proceduriale, financiare dhe infrastrukturë kritike në duar të të tretëve.
Rrezik për arbitrazh dhe rrezik financiar pa tavan. Dakord? Po kush do merret me këtë?
Do merret Petriti? (Shenim redaksional: Petrit Malaj, ministri actual i Financave)
Petriti është ministri i Belës. Kush do merret? Atje ke pesë ministra.
Se po përmend atëherë raportin e Nickson Peabody. Ja kam dërguar Ulsiut, (Shenim Redaksional: Ulsi Manja, ish minister i Drejtësisë) as e as e lexoi. Nuk kam shpresë unë ke i riu se s’e lë Belinda.
Çim Peka: Edhe po të dojë, nuk di
Arben Ahmetaj: Po. Këto janë elementë që për këtë jeton një ministër Financash. Për këtë jeton, për të thënë një sekondë, Një sekondë. Sigurisht që Petriti është aty nga Bela. E bëri dhe deputet si Cenon (Shenim redaksional: Ceno Klosi).
Kjo është Partia Socialiste. Nuk është më Partia Socialiste, është Partia e Bashkisë. Po ta shohësh është gjithë Bashkia Connection, e dikushme, është pompuar… Merreni një nga një, bëni një analizë. Dhe shikoni që ky ka spostuar gjithë Partinë Socialiste dhe ka vendosur bashkinë. Po jam duke folur për këtë. Dhe dy nga sikletet më të mëdha është që kjo infrastrukturë kritike mund të shkojë në dorë të vendeve që s’janë aleatë me ne dhe që po përbëjnë rrezik për ne. E dyta, ke një rrezik arbitrazhi shumë të rëndë. E treta, që gjithashtu është shumë e madhe, mund të ngelet Shqipëria pa port. Mund të ngelet pa port. Këtu jemi. Nuk do harrojmë. Nuk do harrojmë. Unë kam biseduar me shumë specialistë. Kam lexuar procedurat, kam parë notifikimet që bën Dubai Durrës Port, si e quajnë. Oligarkë punojnë atje për të ndërtuar, nuk po e bën Alabari. Janë të kontraktuar tek Alabari për të punuar tre pallate, katër pallate, tre hotele. Domethënë, më gjej një vend të Shqipërisë që nuk e ka dhënë aty ku do. As pushtuesit nuk e kanë bërë këtë. As Pushtuesit.
Ky është porti i Durrësit. Kjo, këtu është alarmante, alarmante. Është alarmante, që porti është më i vogël, është e rëndë, që procedura është bërë në mënyrë të atillë, është e rëndë, që janë përjashtuar vende, kompanitë e ë të të ë të vendeve të NATO-s, është e rëndë, por që këtu të ketë influencë ruse një.
Këtu të rrezikohet Shqipëria të mos ketë port dy, të rrezikohet Shqipëria të vejë në arbitrazh me Dubai Durrës Port tre. Unë e kam thënë, çfarë ka prekur, plaçkitësja. Ja ku e ke.
Eshtë e madhe shumë si dosje, ë, i ke të detajuara, edhe elementët teknikë, i ke me skeda, pra, mënyra se si janë punuar.
