Ard Veliu

21 Prill 2026

Nga: Gazeta Sot

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka ngritur akuza të forta lidhur me kompaninë shtetërore KAYO, të drejtuar nga Ardi Veliu, duke pretenduar se janë lidhur kontrata në fushën e mbrojtjes me kompani që, sipas saj, nuk plotësojnë kriteret financiare dhe teknologjike të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave. Shehaj deklaron se për krijimin dhe funksionimin e KAYO-s janë miratuar disa VKM nga qeveria, të cilat përcaktojnë kushte të rrepta për investime dhe kapacitete teknologjike që duhet të kenë kompanitë partnere në sektorin e mbrojtjes. Sipas saj, kontratat e lidhura ngrenë pikëpyetje serioze, pasi kompanitë e përfshira nuk kanë linja prodhimi të certifikuara dhe nuk dëshmojnë investimet e kërkuara, të cilat sipas VKM-ve arrijnë dhjetëra milionë euro.

Shehaj i bën thirrje opozitës që të kërkojë dokumentacionin e plotë dhe të hetojë mënyrën se si janë lidhur kontratat, duke theksuar se çështja kërkon transparencë të plotë për të kuptuar, sipas saj, nëse janë respektuar kriteret ligjore dhe teknike të përcaktuara.

Skandali që zbulon ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj

“Të gjitha VKM-të ka bërë Edi Rama për KAYO-n, janë katër, pesë. Shqetësimi më i madh që duhet të ngrejë opozita dhe unë mendoj që nuk duhet të mjaftohen me këto interpelanca, duhet të kërkojnë të gjithë dokumentacionin urgjent të analizojnë mënyrat se si janë lidhur këto kontrata. Duke bërë edhe një background të veprimeve ligjore që ka kryer Rama dhe të asaj çka kërkohet nga këto VKM që të plotësojë kompania që lidh kontratën, aty kupton dhe sa mik dhe sa shok dhe sa xhan apo sa i vlefshëm mund të jesh ti për Edi Ramën. Duhet të kuptojmë një gjë që, ai ka dy kontrata, pra ka dy kompani me Kayo, Roni Yeffet. Një e ka për të prodhuar këto automjetet e blinduara, Shotën e famshme, të pacertifikuar kërkund, që nuk ishte prodhuar, pra ne nuk kemi prodhim.

Timak-u i asaj vajzës që erdhi nga Turqia, me atë prestanomin tjetër nuk bënte prodhim. Të gjitha tenderat që ka fituar ajo zonja në Shqipëri me Timak-un, janë të gjitha tendera që janë dhënë nga institucione shtetërore, por janë dhënë për kompani, për mjete, zjarrfikëse, ambulanca të cilat nuk janë prodhuar në Shqipëri. Në rastin më të mirë i ka prodhuar babai i asaj në Turqi. Këtu ka thjesht montim, prandaj nuk ka as punonjës, as teknologjinë e ngritur. Por me këtë VKM e parë, që ky zotëria do, me gjithë Kayo, do ndërtojnë automjete të blinduara në Shqipëri, të pajisura me teknologjinë e fundit.

Kjo kompania duhet të investonte 15 milionë euro në tre vite. Po. 15 milionë euro nuk i ka faturim Timaku. Ndërsa kompania e dytë e krijuar është për prodhimin e armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm dhe të dronëve. Pra, ato dronët që thotë Rama. Po sipas VKM-së, për të bërë atë gjë duhet të investoja 50 milionë euro në tre vite. Pra vetëm këto dy VKM-të që ka këto dy kompanitë, sipas përcaktimeve që ka po VKM-ja e krijuar, Ardi Veliu mund të lidhte kontratë me këto kompani. Themelonte këto kompanitë e tjera, vetëm nëse fakturonin që këto kishin mundësi të investonin 65 milionë, 70 milionë euro. Në tre vite. Ku i ka? Pse u detyrua, Roni Yeffeti, mbasi u miratuan VKM-të nga Edi Rama, të hynte në negociata që bëhen me Ardi Veliun. Të hynte në këtë negociatë duke blerë me 490.000 euro 49% të aksioneve të kësaj kompanisë Timak.

Pse nuk erdhi me këto kompanitë gjigante? Se ky është biznesmen i suksesshëm. Ka kompani në Amerikë, ka bërë investime në Senegal, thotë, në Itali ka bërë investime, thotë, ka bërë në Izrael. Pse nuk hyri me këtë kompaninë e tij ndërkombëtare? Këtë kompaninë me të cilën bën edhe kontrata në emër të një shteti anëtar të NATO-s? Për kë shtet ka negociuar Roni Yeffeti, ka firmos 5 milionë dollarë, kujt do ja sjelli këtë sistem? Pra të kuptojmë çfarë është Roni, duhet të kuptojmë çfarë veprimesh ligjore bëjnë këta. Pra, këta bëjnë, ndërtojnë Kayo, bëjnë ca VKM, që Kayo të krijojë shoqëri me ca partnerë të nderuar. Na del që partneri i nderuar është ky Timaku i kësaj vajzës që ka ardhur nga Turqia, dhe meqë s’kemi si e fusim Ronin, e fusim aksioner aty. Ku i gjeti 65 milionë euro se s’është vetëm ajo.

Kriteri është duhet të ketë linja të ngritura teknologjie, të prodhojë, të provojë kapacitetet e veta. Çfarë linje teknologjie? Ata s’prodhojnë asgjë. Kemi kontrata që lidhen në emër të dyshuara. Në asnjë moment shteti nuk duhet të investonte para. Pra investimi i vetëm që bën shteti është toka. Po. Ndërkohë kemi në rastin e Timak Defence-it, që ai në momentin e krijimit, dy-tre muaj pasi është krijuar, pra në tetor, nëntor të vitit 2025, ka marrë 10 milionë euro pagesa. Dhe që janë paradhënie nga repartet ushtarake. Pra, nuk i ka dhënë Kajo para, ka lidhur kontrata me repartet tona ushtarake, për t’i furnizuar me, me automjetet e blinduara. Janë 10 milionë euro paradhënie të marra. Pra me këtë 10 milionë euro, ai pretendon të ngrejë teknologjinë dhe të nisë të prodhojë ndonjë gjë. Kjo gjë është e jashtëligjshme në këtë rast.”