Ols Rama

28 Korrik 2026

Mbi skemën e licencimit të kazinosë në Kullën e stadiumit “Air Albania”, pas të cilit qëndrojnë njerëz të lidhur ngushtësisht me Olsi Ramën, që dyshohet të jenë përdorur si prestanome nga vëllai I kryeministrit.

Në këtë aferë një prej skandaleve më të mëdha është mashtrimi dhe blerja e një prone për vetëm 320 mijë euro në Kepin e Rodonit, dhe 2 muaj më pas ajo pronë u rivlerësua për 26 milionë euro.

Ekspertja e auditimit Meri Lika thotë se kemi të bëjmë me një rast klasik të pastrimit të parave, ku vlera e pronave është rritur në mënyrë të pajustifikueshme brenda vetëm dy muajve.

Ky fenomen përbën një falsifikim të pastër dhe një metodë klasike të pastrimit të parave, ku shitjet dhe blerjet bëhen mes personave të lidhur me njëri-tjetrin për të humbur gjurmët

Përfituesi kryesor dhe pronari i këtij biznesi, i cili raportohet se faturon plot 33 milionë euro, rezulton të jetë një shtetas i paidentifikuar nga Venezuela. Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka detyrimin ligjor të zbulojë pronarin përfitues të këtyre shumave marramendëse, por institucionet duket se po mbyllin sytë.

Për më tepër,prona në fjalë, e cila ndodhet në Kepin e Rodonit, ka kaluar në Komitetin Strategjik duke marrë firmën e vetë kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e plotë:

Meri Lika: Në këtë moment kur merret kazinoja, pastaj fillojnë përzien emrat, të cilët kanë lidhje me disa persona të tjerë, që janë njerëz të afërt…

Pra, kanë bërë sikur ia kanë shitur njëri-tjetrit…

Prona ka kaluar nga një anë në tjetër, por te e dyta domethënë faza e dytë mbas kësaj të parës që është falsifikimi, që unë e quaj të tillë, po në fakt është krim ekonomik, është i pastër. Për mua SPAK-u do ta gjykojë më mirë, po për mua po.

Toka në Kepin e Rodonit, tani ai mund të bëjë çfarë të dojë me tokën edhe s’ka më të drejtë asnjeri…

…Pastrimi i parave ka detyrim që të gjejë pronarin përfitues të kësaj shoqërie, që faturon, se faturon 33 milionë euro ajo, të kësaj shoqërie se ku qarkullojnë këto para që vijnë nga kazinoja. E ka detyrim ligjor. Edhe kontratën që është lidhur me këtë, të gjitha i ka detyrim pastrimi i parave.