2 Shkurt 2023

Deputeti Baftjar Zeqaj ne Parlament ka votuar me dy duar, per dy veta…

Kaos ishte seanca e sotme në Kuvend. Dhe nga kjo gjendje e krijuar deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij.

Në momentin kur është hapur votimi, ai ka votuar elektronikisht për emrin e tij edhe për atë të koleges Tatiana Piro.

Në momentin e votimin Piro nuk ka qenë në sallë, ndërsa është kthyer disa minuta më vonë. Kjo është një tjetër arsye për opozitën për të kundërshtuar atë që ndodhi sot.