15 Maji 2025

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan sot deklaratën e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.

Bëhet fjalë për deklaratën e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

Nënshkrimi u bë në kuadër të vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili vizitoi sot vendin tonë për herë të parë.

Kryeministri Edi Rama priti me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

“Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri britanik Starmer zhvillon këtë vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”, u shpreh Rama.

Në ceremoninë e organizuar përpara Kryeministrisë, pas ekzekutimit të himnit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Himnit Kombëtar të Shqipërisë, Rama dhe Starmer vijuan takimin në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.

Starmer tha se dy vendet do të punojnë më tej për të shtuar sigurinë në rajon.

Ai tha se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të punojnë së bashku për prodhimin dhe shitjen e mjeteve ushtarake.

”Urime për fitoren zgjedhore këtë javë. Është gjë e madhe  që unë jam këtu për të hapur atë që e shoh si kapitullin e radhës në marrëdhëniet tonë. Kjo është një mundësi për të parë nga afër se si punojnë nga afër vendet tona.  Siç e kam thënë kufijte e sigurt të vendit tonë janë jetike për planin tonë të ndryshmit. Njerëzit duan një sistem emigracioni të rregullt.

Task forca jonë e përbashkët kanë punuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm, ndërkohë kemi marrëveshjen e përbashkët për transferimin e të dënuarve…Shqipëria është aleat i fortë i NATOS dhe partner kyç për mbrojtjen e interesave të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Të fuqizojmë sigurinë kombëtare, ky është një momente që shtete europiane të qendrojmë së bashku  kundër agresionit rus. Ju jam shumë mirënjohës  për këtë partneritet kaq të fortë që keni treguar. Më këtë moment  po përçojmë një mesazh të qartë që Europa është e bashkuar.  Ne do të fuqizojmë sigurinë, do punojmë së për prodhimin dhe shitjet  mjeteve ushtarake”, u shpreh kryeministri britanik.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve britanikë lidhur me mundësinë që Shqipëria të pranojë ndërtimin e një qendre pritjeje për emigrantët e paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, të ngjashme me marrëveshjen që Tirana ka nënshkruar me Italinë.

Kryeministri e përjashtoi kategorikisht një mundësi të tillë, duke nënvizuar se marrëveshja me Italinë është e vetme dhe nuk do të ketë asnjë tjetër me vende të tjera.

Që në fillim kemi qenë shumë të qartë se marrëveshja me Italinë është unike, si rezultat i marrëdhënies së veçantë që kemi me këtë vend, por edhe për shkak të kontekstit gjeografik që e bën të kuptueshme bashkëpunimin. Disa vende na kanë pyetur nëse do të ishim të hapur për një model të ngjashëm, por përgjigjja jonë ka qenë jo. I qëndrojmë besnikë ‘martesës’ që kemi me Italinë – pjesa tjetër është vetëm dashuri”, u shpreh Rama me një ton ironik dhe humoristik.

Nga: Gazeta Dita